Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga i_lire datë 04 Korrik 2004 - 21:59:

Gjithcka ndodh per nje arsye...

Kete shprehje me pelqen ta besoj vetem kur takoj persona interesant' dhe me pelqen shoqerimi me to, e atehere mendoj se ka qene nje arsye e cila me beri te takoj keto persona. Kur te takova ty, po qe e besova kete shprehje, e vleresova dhe e mbajta fort prane meje si thelbesoren e teorive... por kur ti dergjesh ne nje dhome spitali te erret, te pa mbajtur mire, te piset dhe plot mosperfillje... ne nje dhome spitali qe vetem leku te ndihmon, se askush nuk do te hidhte syte... une atehere pyes veten nqse ti je aty ne ate dhome ferri per ndonje arsye??? E arsyen nuk e gjej, nuk dua ta gjej... nuk ka arsye qe do te conte ty - "lulen" - ne ate dhome... ne ato ore vuajtjeje dhe miliona minuta ankth-pritje per ato qe te duan. Ne momente si keto thelbesorja e teorive te mia kthehet ne ca fjale pa kuptim.

Qe kur ndodhesh ne ate dhome spitali je bere mbreteresha e neteve te mia, mendoj vec ty e malloj vec per ty... Sa cinike jemi ne njerezit, e B? Valle duhet te merrja vesh qe po ndrron jete te filloja duke menduar serish per ty? (jo se te kisha harruar, por te thashe B, jemi te ceket ne njerezit). Po te ishe ketu me mua jam i sigurte qe do talleshe, do me thoje qe ne momente te caktuara behem shume sentimental dhe e vras trurin kot, por ja qe s'je... Nuk je!! Jam kaq larg dhimbjeve te tua, por afer forces se shpirtit tend... e ne kete perzierje largese dhe afrimi te kerkoj - te lutem me te gjitha senset e mia - BEJ FORCA!!!!!!!!!!!

Prej sa kohesh njihemi ne B? Prej shekujsh me duket. Ndonjehere teksa krahasoj fuqite e tua me te miat me duket vetja disa shekullor (me ke pas thene gjithmone qe plakem me 5 hapa me shpejt se ty). Ndersa teksa gjithmone te krahasoj ty me mua - je "lule" dhe ne ate njohjen tone shekullore ke mbetur e do mbetesh gjithmone "lule". E kupton sa me fat je? Tani je duke thene "Ku e pe fatin, po vdes..." Pikerisht une te them qe je me fat, qe je lule, qe je kuptimi i plote i nje shoqerie te paster, shpirti i miresise dhe sakrifices, edhe per keto te mira qe ke te kerkoj te besh forca sepse s'dua t'i humbasesh... i meriton! Ashtu sic nuk meriton te shkosh...!!!

Te kujtohet B kur more vesh se ndodhesha ne spital, ketu e shekuj me pare... more vesh qe isha ne gjendje shume kritike dhe ashtu e humbur ne te qara e dhimbje me gjete ne nje nga ato dhomat e erreta te spitalit ushtarak... e qaje... me luteshe... dridheshe... Te degjova renkimin e dhimbjes tende me nje nga shqisat e mia me te thella... e me preke ndjesite e mia. U habite si munda te hap syte, por ishte forca e shpirtit tend qe me permendi. Ti me shume u habite kur une fillova te qesh me ty, sepse kishe veshur xhaketen e tyt eti prej hutimit. E historia perseritet, por je ti qe dergjesh ne nje nga ato dhomat e ftohta dhe une s'mund te jem aty, por te lutem degjoje forcen e shpirtit tim me ndjesite e tua... degjoje forcen e renkimit tim prej dhimbjeve me senset e tua dhe zgjohu... zgjohu e jeto! Zgjohu e jeto!!! (eshte urdher... s'kam ke tjeter te shaj kur merzitem... ti je gjithmone aty per mua, me mua... s'besoj qe ke vendosur ta lesh rrugen tone ne gjys).

Mikja ime! Motra ime! (gjithmone me ke pyetur "Do e kuptoje njeri ndonjehere kete shoqerine tone? gjithmone te jam pergjigjur "Ke filluar te mendosh shume").


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.