| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Ke degjuar ndonjehere se si funksionon loja e semure e gjilperave me koke? Afrohu dhe pak. Akoma me shume. Tani hesht dhe degjo.
Kur dielli ulet poshte kores se tokes dhe erresira udheheq njerzit drejt dhomes se gjumit, diku mes pyjeve fantazem te anktheve te tua, nje zjarr i cuditshem ndez atmosferen. Si nje sy i plotfuqishem ai mbledh rreth vetes te gjithe shtegetaret e nates, duke filluar nga te pangopurit, lakmimtaret, keqdashesit, prostitutat, krenaret, mashtruset, genjeshtaret, perverset, hajdutet, vrasesit dhe te tjere te pagjume te cilet mezi presin te dalin jashte per te qene me ne fund vetvetja. Dhe kur te gjithe pazhurme mblidhen rreth atij zjarri intrigues gati te magjepsur apo me sakte te sjelle atje nga forca terheqese e mekatit te tyre qe cdo dite dhe me shume i transformon duke pushtuar cdo cep te tyren.
Duken te qete ne pamjen e jashtme dhe te gjithe te perqendruar diku. Sikur syte e tyre te enjtur nga pagjumesia kerkojne dicka mes atyre flakeve te kuqe gjak. Cdo gjuhe flake ngjan me nje qiri varri te ndezur per nder te te vdekurit.
Qetesi! Vetem heshtja dritheron ajrin perreth dhe zjarrin qe digjet e digjet. Ne ate moment qindra gjilpera dalin te skuquar nga flaket qe duket sikur do te perpijne qiellin dhe ngrihen lart duke qendruar pezull mbi koken e cdi oersini qe eshte atje. Asnje fjale. Asnje levizje. Gjithcka normale?! Te gjithe ngrene kokat ne te njejten kohe dhe shohin gjilperen e tyre. Gjilperat ulen dhe ngulen ne mes te ballit te te gjitheve. Vetem pak. Mjaftueshem per te marre nje pike nga gjaku i tyre . Mjaftueshem per te mbartur me vete nje pjese te mekatit te tyre qe i mban akoma zgjuar.
Ne menyre te rregullt dhe te ftohte, ato levizin ne ajer duke u ngritur dhe u ulur ne secilin prej tyre, si nje mekaniziem unik, i persosur per te perzjere cdo forme ligesie tek cdonjeri prej tyre duke krijuar keshtu nje race te re njerzish mijra vite larg prej Adamit dhe Eves. Nje race e re. "Superopre" ndaj se vjetres e cila pershtatet shpejt si nje kamaleon ndaj situatave te jetes se perditeshme duke mos pyetur per menyren se si do te arrije qelimin e saj. Qe nuk pyet per asnje apo asgje nqs ndodhet ne rrugen qe kalon prej hundes se saj tek objektivi qe ka. Nje race njerzish e cila duket sikur po mbyt te vjetren. E cila zhduk dhe transformon, duke punur 24 ore ne 24, gjithcka sipas deshirave te saj.
Interesante apo jo? Do te bashkohesh me ta?...
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.