Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- lufta ne Irak..arsyjet... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7016)


Postuar nga Seal datë 02 Janar 2005 - 01:31:

Lufta dhe arsyet e saj

Nuk doja te flisja per kte teme, por te them te drejten sikur spo me rrihet.
I lezova te tera mesazhet qe i perkasin kesaj teme dhe do te thoja qe te tera mendimet pak a shume jane me vend.
Arsyet e luftes ne Irak jane Politike Startegjike gjithashtu edhe ekonomike. Per dike qe ka studiuar shkenca politike, do ta kuptonte me mire. Keto arsye jane te pandara, jane te lidhura zinxhir.
Kjo lufte nuk ka pasur asnjehere ( Gulf war) arsye fetare apo kulturore.
E kam ndjekur shume nga afer luften e Irakut si ne Irak ashtu edhe ne Amerike apo ne Evrope. Do te thoja qe realiteti edhe interpretimi qe i behet asaj neper kanalet e medias kudo ne bote, jane krejt 2 gjera te ndryshme. Mos harrojme pak jane ato kanale mediash qe nuk arsye perfitimi, apo afilime politike. Persa i perket Irakut, eshte nje nga vendet me te vjetra ne bote me kulture mijra vjecare. Jo vetem amerika po e tera bota te mblidhet kulturen e atij vendit nuk e nderrojne dot. Sa per ushtrine e Irakut qe dikush e quajti pabukse doja tju them se rreshtohej ne nje nga 20 ushtrite me te forta ne bote. Historia e luftrave te saj flet per te. Luftrat nepermejt Irakut edhe Iranit, Irakut edhe Kuvajtit edhe vazhdimi i saj me bombardimet e Izraelit me raketa SCUD po gjate luftes se pare te golfit, apo vrasjen e me shume se 5 mije kurdeve me musturd gas, tregojne shume qarte qe ajo ushtri ka pasur qellime offensive dhe jo difensive.
Personalisht nuk jame pro luftes, por ne disa raste eshte e pashmangshme. Lufta ne Irak ishte e tille. Sadami ishte ai qe i perzuri inspektoret e UN-it ne 98. Sadami ishte ai qe theu me shume 15 rezoluta te UN-it. Ai pranoi ato vetem mbasi u rreshtun 100.000 trupa amerikane ne kufijte e Irakut. Mos harrojme me kater muaj inspektime, ne nje vend me madhesine e Irakut nuk mund te gjesh arme. Dua te them se ka shume boshlleqe midis fakteve per interpretimin e tyre. Eshte nje mister qe nuk do te zigjidhet ndonje here.
Persa i perket kundershtimit qe ju be nga bota do te thosha se ishte shume fallco. Mbasi krijimit t embargos qe ju vu Irakut shume nga vendet e Evropes perendimore vazhonin te kishin mardhenie tregtie me Irakun ( dikush me lart permendi disa kompani Franceze) do te thoja qe vetem Rusia kishte nje investim prej reth 500 milion dollaresh tduke ndertur nje pipeline nga Iraku ne Kazakistan. Gjermania po ashtu , duke i shitur Irakut Mjete Teknologjie si edhe duke e ndihmur me infrstrukturen e mbrojtjes.
Persa i perket Amerikes, nuk mendoj se eshte perfekte, por mendoj se lufta e Irakut ishte e pashmangshme. Persa i perket planit te luftes do te thoja se ka shume mangesira ne perberjen e saj, po ajo eshte nje teme tjeter. Demokracia ne Lindjn e Mesme eshte e nevojshme, edhe nuk jam dakord qe Amerika eshte ajo qe do ta exportoj ate. Por duke pare vende te tjera si Kuwait, Bahrain, Arabia Saudite etj, do te thoja qe ne Irak mundesite jane shume te teperta per cfare ka qene deri me sot.
Me vjen keq per faktin se ne shqiptaret kemi vuajtur nga nje diktature e ngjashme me ate te Irakut. Si mund ne Shqiptaret mund te mos jemi dakord persa i perket ksaj lufte edhe heqjes nga pushteti i Sadamit?( kini parasysh se Sadami pervec se me lufte nuk hiqej nga pushteti)
Nejse ky ishte mendimi im( siprfaqesor) edhe shpresoj te mos kem ofendur njeri.
U Uroj Gezuar Festat kudo qe ndodheni, lumturi dhe paqe ne jeten tuaj.


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.