Forumi Horizont Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Njerezit qe jane shume te ndjeshen, si mendoni a nuk kane nje derrase mangut? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9655)


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Tetor 2005 - 09:25:

Sabina ...Prano nje mendim nga nje anetare e re....

Qenia njerzore eshte nje qenie delikate e mbushur me ndjenja ashtu si lulja e mbushur me petale qe ndryshon me stinen dhe me stuhine. Nje karakter i ndjeshem plagoset lehte nga bota e eger ashtu si lulja qe ndikohet nga rrethanat e natyres. Lulja leshon arome te mire kur eshte e fresket dhe e perkujdesur por kur fryn ere petalet shkunden dhe rezohen.

Dikush i lindur me i ndjeshem dhe dikush me pak nuk mendoj qe ky kualitet na ndan ne ate kategorine se dikush ka me shume "drasa" dhe dikush me pak.

Ndjeshmeria eshte nje karakteristike qe shfaqet qe ne hapat e para te formimit te karakterit tone dhe qendron me ne pergjithmone. Si mund te themi qe nje njeri i ndjeshem kur vritet lehte shpirterisht dhe pranon te mos vrase te tjerit ne te njejten menyre ka drasa mangut?

Une mendoj qe themelet e ndjeshmerise dhe te dhembshurise jane cilesi pozitive dhe jo negative sepse zhvillimi i vlerave humanitare ne nje grade me lart ne jete, varet nja kjo karateristike.

Ndjeshmeria eshte normale kur ne mesojme ta kontrollojme ate, pra ashtu sic tha dhe fajtori "Sekreti eshte te jesh i ndjeshem aty ku duhet" sepse nqs e krahasojme qenien njerzore me nje lule apo peme do te doje te qendroje gjithmone i celezuar dhe jo i vyshkur.


  Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.