Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga bucimakja datë 17 Korrik 2007 - 15:42:

......Te le te jetosh gjithe jeten time..
ne menyre qe te mos i perjetosh vuajtjet e jetes
dhe te siguroj se une do ndihem mire
-Do te le driten e syve te mi
qe te dyfishosh shikimin ti
se dhe une pastaj me verberine do jem e lumtur
-Do te jap gjithe aftesine per te degjuar
dhe frymarrja ime e gjitha e jotja do te jete
bashke me te rrahurat e zemres,
qe dhe jeta te te zgjatet pastaj,
e imja serish me e gjate do em duket
-Ditet e mija,aq me pak nuk do te te mungojne
qe tuat kurre te mos mbarojne
une ska gje gje se do i zevendesoj me netet,
sme hyjne shume ne pune
gjithe lumturine time do ta dhuroj
qe ti te mos reshtesh kurre se buzeqeshuri
gjithmone te qarat buzeqeshje do me duken me vone
-Dhe dashurine qe per ty kam te fal te gjithen
dhe ta sigurj se ehste shume e madhe
mjaftoon bashke me tenden
qe te duash dike tjeter pafundesisht
mua ska rendesi se butesisht me perkedhel urrejtja
ska gje pse diku ne ndonje cep me shfaqet dhe vdekja.....
Nga ti skerkoj asgje pervec se vetem
vetem pakez shikim nga syte tuaj
nje vallzim si dikur.....ne arene
me pjesmarrjen e gishtave te dores
Vetem kaq dhe te shikoj lumturine ne syte tuaj
kaq me mjafton mua
Oksigjeni i jetes sime gjithmone ka per te qene
buzeqeshja jote
dhe pastja jeta ime........
do jete gjithmone e pafundme........
                                                                            15.07.07 02:34


Postuar nga njeni datë 27 Korrik 2007 - 22:05:

perse syri po loton.........
perse vall mendoj per ty........
perse te mbaj ............
ne shpirtin tim ...............
perse me ke mbetur .............
si nje kujtim ...............

si nje kujtim ..............
qe sdo vdesi kurr ..............
deri sa te vdes dhe un ............
me vete kujtimin ............
qe kam per ty .............
do ta marr .............
edhe brenda atje ne varr ...........

atje ku askush sme besdis ...............
atje ku vajin do nis ...........
atje per ty do mendoj .............
per dashurin ton .............
qe kurr nuk ekzistoj ............

atje ku trupi do te tretet ..........
po dashuria per ty ..........
gjithmon do mbetet ..........

coje mendjen nje her tek un.................
mos harro se te dua shum ..............


Postuar nga Katilesha datë 30 Korrik 2007 - 00:14:

Te  pate thene per naten dhe yjet,qe aq shume I adhuroje.
Te pata thene per detin dhe qiellin ,qe aq shume I admiroje.
Per guret e qetesise ,per cdo vale te shpirtit tend…
Te parta thene per syrin qe behet shikim dhe gjumin qe ktheht ne enderrim…
Te pata thene edhe per mendimet…,per fjalet dhe ndjenat e tua…
Per te gjitha keto te pata thene : Kujdes,Mos u Dashuro me mua
Se ne zemren time s’ka vend per
Te Dua…!
 
Ps:  dedikuar Ne……….Nga A………


Postuar nga Katilesha datë 22 Gusht 2007 - 16:43:

Diku Ne nje qoshe e trishtuar qendron e heshtur  jeta ime....Ashtu e ulur kembekryq po mundohet t'i beje balle eres qe ne fytyre i hedh pluhurin e kujtimeve tashme te zhubulosura.Te zbehte e ka shikimin perderisa syri i  saj nuk arrin te dalloje ngjyren e arsyes  te kesaj ndarjeje te pabesueshme.Shume te pameshirshem e ka edhe misterin,ngaqe tani rreh  dhunshem pendimi me kamxhiket e vujatjes...dhe ne preher mbart mallin , perkedhel me kujdes ndjenjen qe t'i zere gjumi i harreses. Diteve ne vazhdim u duhet patjeter nje trukim fytyres se tyre te zbehte,qe te mallengjeje pak buzeqeshjen e braktisur..........

Dhe thone pastaj se jeta eshte e bukur.........!!!

 

 ps: Kete copez ia kam grabitur Bucit nga fletorja ku e kishte shkruar.....Me pelqeu...


Postuar nga Katilesha datë 25 Gusht 2007 - 23:57:

Post

" Kjo nate me duket e perjetuar.......edhe ky fllad qe po ma pershkon zemren e lenduar nga disa kujtime te zhgenjyera......Shume kujtime po ti me nuk je.....dhe kjo nate ndoshta kerkon qe te hakmerret me mua....Nuk e di! Apo eshte zemra qe ia kujton kesaj nate ato caste qe sjell vetem nje moment gezimi dhe me pas cdo gje shuhet brenda heshtjes se mistershme te kesaj nate qe mbizoteron brenda meje.....vertete Nuk e di!"

- Perseri nga adhuruesi i Henes-


Postuar nga Glaukus datë 26 Gusht 2007 - 03:10:

 

- ... në rast se do mundesha ta rikrijoja botën ... do të vendosja buzëqeshjen tënde në vend të diellit , shikimin tënd në vend të qiellit , zërin tënd në vend të erës ..................... dhe ajo do të ishte një botë e mrekullueshme ... botë përrallash ....!!!


Postuar nga njeni datë 06 Shtator 2007 - 13:07:

Si hena je i bukur, je i mrekullueshem, je e vetme. Si hena ndricon me pranine tende gjithcka qe rrethon. Si hena do te shihja per ore e ore bukurine tende deri sa te zhdukej pertej boshllikut dhe te prisja deri sa te shfaqesh serisht, te imagjinoj afer meje, me driten e syve te tu qe ndricojne te mite, por je kaq larg, pothuajse e paarritshme.


Postuar nga Katilesha datë 13 Shtator 2007 - 18:11:

" Kur te pashe , rashe ne dashuri me ty ..........dhe .....ti buzeqeshe sepse e dije......."

 

- Nuk me kujtohet kush e ka thene....


Postuar nga Katilesha datë 14 Shtator 2007 - 22:40:

Post

.........

Trishtimi si maje gishtash te acarte po me pershkon gjithe trupin...Jam para kesaj mase te kristalte dhe po lexoj rreshta pafund dhimbjesh nga dashuria.

Mendimet ndalen per nje moment.....Suspanse....dhe e kupton qe gjithe jeten e kalojme duke shpresuar se nje dite mbase do te jemi aq me fat sa te takojme dashurine e vertete dhe atehere kur besojme dhe mendojme se e kemi takuar..,atehere kur ndjejme se jemi bere Nje me te...atehere kur nuk dime me te bejme dallimin se ku eshte fillimi i saj dhe fundi yne...atehere kur ndjenja hynore strehohet ne shpirtin tokesor duke mos njohur as fill dhe as fund .....dicka ndodh.....dhe ne i kthejme krahet ...ajo na kthen krahet....dicka ndodh ........dhe njerezit ndahen.....Pastaj rendim...rendim pafundesisht pas gjurmeve te dashurise....e takojme ate ne cdo fytyre ...e ndjejme ne cdo arome flokesh qe valviten nga era ne rruge.....e ndjejme pranine  e saj ne cdo moment qe mbyllim syte....ne cdo lot qe derdhim dhe ka shijen e embel te buzeve te saj,fjaleve te saj,syve te saj..............Sa e cuditshme dashuria...romantikja!!!

Dhe me ne fund vjen casti i shumepritur ,kurorezimi i dashurise...i romantikes....i romantikeve......kembanat e ujvares se loteve bien...holli i zemres eshte i mbushur me imazhin e  dashurise...si nje holl i mbushur me pasqyra qe reflekton gjithnje te vetmen fytyre .......dhe me ne fund cifti i romantikeve ...cifti i te dashuruarve vene ne  duar rrathet e trishtimit dhe vujatjes pa cmim  duke peshperitur betimin e perhershem dhe klasik:

" Do te dashuroj me nje dashuri   besinke dhe te sinqerte ne te mire dhe ne te keq ...derisa dhimbja dhe vuajtja  nga dashuria  perjetesish te me vdes....!!"


Postuar nga Katilesha datë 15 Shtator 2007 - 17:02:

Arrow

Kujtimet  jane brenda meje dhe hareshem vazhdojne "lulezimin" ne keshtjellen e tyre ...,ato jane kaq te pabindur , kryenece , kaq kembengules , ndonjehere duken si te pamposhtur edhe pse thelle jane me te brishte se vete brishtesia...,tamam sikur dhe ti! Shpesh here ato rebelohen dhe sy kerkojne serish per te te pare , veshe kerkojne serish zerit tend per t'iu gezuar,madje dhe atyre loteve te pafaj te pakten dhe nje here psheritimen per t'ia degjuar , kujtimet kerkojne goje per te thirrur , per te treguar , pafundesisht per te folur , falje per te kerkuar....kujtimet kerkojne gjithcka dhe nga une ne fund marrin Asgjene!!

Harro se ke sy, veshe dhe goje...as mos shih , as mos degjo dhe as mos fol ...

Kurre me mos fol!!!


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.