Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 08 Shkurt 2007 - 15:34:

Kisha fjetur keq,studiuar deri ne 3:00,me pas ndodhesha ne zyren e Organizates Studentore duke punuar.Ne nje pike ndjej trokitje ne dere,i them te hyje,shoh nje vajze me nje post-it ne dore dhe pyet kush eshte "E..."?Heuum,diminutiv i emrit tim,diminutiv qe e perdorin vetem njerezit qe kane ca pranvera mbi shpine duke me duruar perreth.Frustruese.Instinktivisht ja bej me gisht tek tavolina e nje mikut tim,"ja ku e ke".Ai s'heziton te mbaje lojen,sidomos kur behet fjale per femra,loje qe e kemi luajtur disa here.Njihemi qe ne vit te pare te kolegjit,pra qe afersisht 12 vjeç,kemi kaluar goxha situata bashke.

Ajo ulet ne kolltukun perballe tavolines te tije,mua me duhej te dilja,kisha praktike.Marr pallton dhe canten ne dore,para se te mbyllja deren i them"E...sillu mire...Oh,sikur kete diminutivin e perdornin vetem gocat me te cilat ke pasur dicka?mos me thuaj qe ju te dy...?Ah i poshter,i poshter…surprizat e tua s’kane te sosur"Ajo u be si domate ne fytyre.Shoh qe dhe ai ishte skuqur por per nje arsye tjeter,s’po arrinte te mbante te qeshuren.Nderkohe po i thoshte asaj qe po beja shaka,qe me pelqen te luaj.Mbylla deren duke lene ate vajzen en shoqerine e duplikates time,sapo dola nga ashensori shoh buzeqeshjen e tije,po me priste,me kishte munguar…


Postuar nga Ardi_B datë 13 Shkurt 2007 - 16:55:

tregoju syte e bukur moj derebardhe e jo kemishen
ca ke ti qe te ka kap spleeni?ketu do e gjesh prap bandillin edhe mos na u bej vajze e keqe duke na u merzitur.
tkam zemer.


Postuar nga amor alucius datë 15 Shkurt 2007 - 02:40:

Me kishte marre malli t'i puthja buzet Parisit...aq me shume ne diten e San Valentinit.


P.s.Ardi,xhan-xhan... (te tjerat ne tel.)


Postuar nga amor alucius datë 11 Mars 2007 - 03:16:

Me ne fund serish ne shtepi...


Postuar nga Ari. datë 11 Mars 2007 - 03:23:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Me ne fund serish ne shtepi...
pse ku ishe se u bem merak?


Postuar nga amor alucius datë 16 Mars 2007 - 22:27:

Te ftuar nga profesori,mua dhe mikut tim na kishte "rene llotoja".Ufff,s'dua te shoh me studente te vitit te pare gjate nje dekade te tere.Nga ora 8:30 deri ne 17.00 ngulur ne karrige duke iu bere komisionin e prezantimeve te projekteve te tyre.
Aty nga fundi ia ngjita dhembet lapesit tim me varesen anti-stress e cila me stresson me shume duke u rrotulluar.Kisha arritur te mbaja anen time djallezore nen frena duke u munduar te permendja kryesisht pikat pozitive por...aftesia ime e te auto-permbajtjes ka kufinj te afert.Kisha fjetur tre ore naten e fundit vetem te kisha pregatitjen e plote per t'i asistuar,ne kete pike lodhja ime kishte prioritet.Fundja s'isha une ajo e vitit te pare qe duhet te provonte dicka,por ato...Gabime qe me enervonin,njerez qe s'arrijne te kontrollohen ne pranine e nje publiku e pastaj...lumi i pyetjeve ishte i papermbajtshem,e as ngritjet nga karrigia s'munguan per t'i dhene nje version tjeter nga computeri i tyre,derrasa magnetike,derrasat jeshile...Ashtu sic nuk munguan komentet "perkedhelese" te mikut tim neper dhembe " ah ti,s'do doja te isha armiku yt".

Sot kur po i shihja ato,pyeta mikun tim nese kishim qene dhe ne ashtu ne vit te pare.Ky duke qeshur me pergjigjet"e kush e mban mend?e as qe dua ta mbaj ne fakt.S'duhet te kemi qene ne poziten qe jemi tani" Plasi e qeshura aty mes atij dhe mua.
Ne momentin qe po jepnim feedback shihja ate ekspresionin e lodhur/servil/trishte ne syte e tyre,te cilin pa dyshim duhet ta kemi pase dhe ne dikur(ose vazhdojme ta kemi...).E per here te pare s'arrita te kisha meshire per nje gjendje qe duhet te kem jetuar dhe une.Sa pak kemi ditur...Vjen nje pike kur njeriu duhet te konfrontohet me veten dhe me diturite e tija,ndryshe s'mund te evoluoje.

Hoqa kepucet pa hyre ne makine,i hodha ne sediljen mbrapa,mora red bullin tim dhe ne pak kohe u kthye ne nje kanace boshe.Isha ne fundin e energjive te mive...


Postuar nga amor alucius datë 21 Mars 2007 - 21:28:

Ka ca momente qe mund te me heqin tere peshen e nje periudhe te lodheshme.Sot ndersa po perpunoja ca dokumente ne zyre,nen tingujt e Joe Cocker ,hapet dera e me shfaqet mon coeur.Tashme keto takimet e drekes jane bere gati si nje ritual duke pare qe eshte i vetmi orar qe na perputhet gjate dites.E kishim lene te drekonim bashke sapo te mbaronte ai mbledhjen.Mund te shihja djallezine perzier me ironine qe e karakterizon ndersa po degjonte fjalet:

Baby, take off your coat...real slow
Baby, take off your shoes...here, I'll take your shoes
Baby, take off your dress
Yes, yes, yes
You can leave your hat on

Mbyll deren,mbi tavolinen e vogel pak me tutje mbeshtet sensualisht celesat e makines pa me ndare syte,e poashtu canten e lap-topin.E duke u tallur,duke ironizuar,duke luajtur me heret qe une kendoj e kercej nje kenge te tille fillon heq shallin,pallton…e me pyet “te vazhdoj?” dhe leviz vetullat.
Hahahaha,une po qeshja ne siperfaqe ndersa ne heshtje admiroja cdogje qe ai eshte.Rolet qe eshte ne gjendje te marre gjate nje dite: te jete nje nga njerezit me te suksesshem ne repartin e tije,ne nje moshe aq te re,te mbaje pesha mbi supe qe shume te tjere s’do mundnin(te pakten jo pa u thartuar nga hallet),e ne fund fare ne mes nje vizite e nje tjetre,nje mbledhjeje e nje tjetre te gjeje kohen te luaje me mua,te heqe totalisht petkun e autoritetit,te mundohet t’i afrohet botes time e me pas serish t'ju kthehet detyrimeve te tija.
That’s mon Coeur,oh yeah,il est mon Coeur.


Postuar nga IQVLORA datë 23 Mars 2007 - 00:18:

Pershendetje vajze.

Rastesisht lexova dy postimet tuaja te fundit.Nuk jam ndonje kritik i zoti,por e bukura duket dhe duhet vleresuar.
Shkrimet e tua duket sikur burojne lirshem nga shpirti juaj.Ato jane tamam si uji i kristalte qe buron nga malet e Shqiperise.Une do t'i krahasoja ato me proza te vogla poetike.Sikur te kishin brenda edhe pak me shume figura letrare,do t'i kishte zili cdo njeri, i cili di te vleresoj nje talent
respektet e mia


Postuar nga amor alucius datë 25 Mars 2007 - 18:48:

Memecet jane genjeshtare, fol.
Jam vertete i inatosur te flas vetem
Dhe fjala ime
Zgjon gabime

Zemren time te vogel

nga Paul Eluard



P.s. IQVlora,flm por ka shume te tjere ketu qe kane nje dell letrar me te spikatur se une.


Postuar nga IQVLORA datë 27 Mars 2007 - 03:46:

Kam lexuar shume ne rinin time dhe vazhdoj te lexoj ndopak edhe tani.I kam lexuar edhe postimet e tjera,por jeni e unike ne stilin e te shprehurit natyrshem te ndjenjave tuaja.Kuptohet se frymezimi juaj buron nga nje shpirt i paster.
Lexuesi i vemendshem ta bene edhe vleresimin.Une ju keshilloj t'i ruani shkrimet tuaja,qe nje dite t'i botoni ato.
Nje shok i imi ne gjimnaz, shkruante qe ne rini dhe nuk kish kurajo t'i botonte shkrimet e tij.Shkruante tek gazeta Drita dhe revista Nentori.Gjithe shkrimet i ruante.Nje dite me ndihmen e Driteroit ai vendosi t'i botonte ato.Botoi librin e pare,te dytin pak me vone.Mbas disa kohesh mori edhe titullin shkrimtar.
Ky zoteri quhet Faruk Myrtaj.
Te uruoj shendet e prodhimtari te bukur letrare.


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.