| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Vertet eshte kenaqesi te te lexosh gjithmone.. mendime te reja dhe madheshtore Helga..
p.s Fjalet e mia mund te jene ne nje rruge pa kthim,por qe kane nje drejtim , dhe po te ndalesh ti lexosh me vemendje mund ti kuptosh sepse flasin me zerin e shpirtit dhe pse nuk mund te jene ne lartesine e duhur...Te enderrosh eshte pjese e jetes..
hmmmmmmm.S`e prisja!Flm zemra!
------------------------------------------------------------------
...E ca na mban te dyve ketu????!!!-Arsyetimi i thelle ose i ceket!
Perbindeshat e fjales u beme,-shpresoj te mos ju kem lenduar!
Sa me pelqeu ajo fjala arne.-Figurativitet i pikturuar me delikatese njerezore.
Ti ke shpirt, e cmoj...
Ndaj te kam dhe xhan!
Nje arsye me shume te ndalem ketu...

...
Sigurisht qe pas cdo bukurie femerore fshihet nje cmenduri e bukur!
Po iki...
Shikoj oren dhe behem dhe une pjese e saj dhe ashtu si nje akrep leviz nga nje minute ne tjetra dhe rikthehem perseri ne te njejten vend...
Nuk jam afer teje te te ledhatoj, te te puth duart, te te perqafoj dhe te te falenderoj qe me solle ne kete bote por ti e di sa shume te dua dhe sa afer jam me ty, jam ne zemren tende.....Ah zemra e nenes!!!!!! Nje gur i cmuar qe fal dhe jep dashuri pa kufi....
Arsyetimi i Celentanos para pasqyres.
Une jam me intelegjenti, por edhe njeriu ne pasqyre duket shume intelegjent, madje nuk ia hidhkam dot... dhe duke qene se une jam me intelegjenti, atehere njeriu ne pasqyre s'ka kush te jete tjeter vecse une...
E dini sa shkarravina bej ne fletore ,para se te bej nje vije te drejte?!
Dy pika,bashkimi i ketyre dy pikave formon nje segment...
po beja ca vizatime dhe sec mu kujtua kjo teori e zbatuar ne praktike...
po lexoj mesazhe aty ketu dhe me beri pershtypje statusi i Enigme qe thote "njohuria eshte fuqi"....
kam lexuar para disa kohesh Anthony Robbins dhe ai thote... njohuria ka qene fuqi ne te shkuaren, por nuk eshte me... sot njohuria eshte kudo, eshte e kompjuterizuar, ose blihet lire... fuqia e vertete eshte veprimi...
Mendime te Castit e Frymezuar nga Parafolsi!
Jetojme ne nje atmosfere kerkuse te perbashket ku cdo njeri kontribun me fuqine e tij dhe le gjurme gjate parakalimit. Dikush me i fuqishem se tjetri sepse vete jeta na jep nje drejtim ku ne e ndjekim kurse dikush tjeter zgjedh nje ruge tjeter pra 2 fuqira te ndryshme qe nuk mund te krahasohen por pikerisht keto drejtime bashkohen ne nje pike per te zgjeruar dhe avancuar rjetin shoqeror.
Cdo njeri e shikon njohurine ne prespektiva te ndryshme dikush mund te jape rendesi kapacitetit intelektual dikush teknologjise por ka dhe kendveshtrip me tipet e personalitetit.
Lexova diku nga dikush qe temperamenti i nje personi percakton kendveshtrimin e personit ....koincidence vallle !!!!
Cfare eshte njohuria ......mund te pergjigjet nga pyetja KUSH JAM UNE .....
Re: Arsyetimi i Celentanos para pasqyres.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Une jam me intelegjenti, por edhe njeriu ne pasqyre duket shume intelegjent, madje nuk ia hidhkam dot... dhe duke qene se une jam me intelegjenti, atehere njeriu ne pasqyre s'ka kush te jete tjeter vecse une...
| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.