Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga Piktor datë 19 Korrik 2012 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

I thone vetes helene dhe jane greke. Kjo nuk tregon gje. Te tilla raste ka boll duke filluar nga sgqiptaret, hollandezet gjermanet etj.

Greket e lashte kane pasur nje zhvillim te jashtezakonshem per periudhen kur kane jetuar, por nuk duhen mitizuar gjerat. Ata edhe pse te zhvilluar jetonin ne rendin skllavopronar, rend qe kushtezonte te gjitha veprimtarite e tjera.

persa i takon gjuhes. A ka shqipja me greqishten e lashte fjale te njejta. Sigurisht qe do te kete, pro edhe kjo nuk ka pse te jete objekt cudirash. Pse te mos kete do thoja une?


Periudha heleniste eshte nje nga periudhat me te ndritura te Greqise se lashte. Do te ishte Aleksandri i madh qe do ti jepte gjithe ate shkelqim asaj periudhe. Qe do te quhej Triumfi i Helenizmit. Pa e mitizuar aspak do mundohem ta shpjegoj me faktet reale te ndodhura gjate asaj periudhe. Lindja e qyteteve shtete, luftra te pafundme mes qyteteve dhe mes te varferve dhe te pasurve ne te gjitha kuptimet. Pastaj kemi lufterat e shekullit te V mes grekerve dhe persianeve dhe pas tyre luftra mes Athines dhe Spartes qe futi ne konflikt te gjitha qytete ne aleanca ca me Sparten ca me Athinen. Nga kjo lufte mes dy stileve te qeverisjes asaj oligarkike dhe asaj demokratike. Nga kjo lufte njerzit filluan te krijojne idete themetore te shtetit dhe drejtimit te saj. Pra filloi te lindte komcepti njerzor perballe atij hyjnor (dihet se greqia e vjeter ishte e mbushur plot me hyjni). Pra po thyhej nje epoke.
Gjate kesaj kohe kuptohet se ka pasur shume levizje popullsish per te pasur ushtare dhe nga ana tjeter skllever per te punuar tokat e per te ushqyer keto ushtri. Kjo periudhe shoqerohet me lindjen e filozofeve dhe te urteve te ligjeve qe nuk shkruheshin me vetem te gdhendura neper pllaka.
Aleksandri i Madh duke dashur te shtrije helenizmin neper sundimet e tij e ktheu djepin e helenizmit ne periferi . Kjo shenon me pas akoma perzierje popujsh e qytetet e reja qe beheshin shtete apo mbreteri. Pas vdekjes se tij dihet se u krijuan tre kryeqytete Pella, Aleksandria dhe Antiokia. Me pas me gjithe sforcimet e Pirros se Epirit mund te konsiderohej i humbur dominimi grek qe mbyllet me zhdukjen e Maqedonise ne betejen e Pidnes duke i hapur rrugen tashme nje tjeter perandorie ne lulzim apo ngritje asaj te Romes.

Ketu mund ti shpjegojme edhe Raimondit se Tolomeu qe ishte funksionar i Aleksandrit dhe ishin zoter te Egjiptit dhe kishin nje moter qe quhej Kleopatra dhe nuk ishin aspak arabe.


  Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.