Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga Cindi datë 30 Dhjetor 2005 - 08:45:

Nje njeriu qe vetem zemra ime e di sa me mungon

U be gati nje vit dhe mbas debatimesh here te medha e here te vogla, mbas leter kembimesh te lodhshme me akuza te padrejta, zemrat tona u thyen, si ato dy copat e medha te ajsbergut qe uji i oqeanit nuk do ti lere kurre te bashkohen. Zemrat tona u thyen keq, sic thyhen zemrat e njerezve qe duhen shume, te cilat veshtire te ngjiten perseri. Ti me tradhetove, me preve ne bese, mua qe aq shume ty te besova tere jeten time. Une Ty te kisha vene mbi cdo gje, mbi vehten time, mbi femijet e mij, ty aq shume te desha sa kurre njeri. Kaluan edhe pashket dhe dora nuk me bente te ngrija telefonin dhe te te uroja "Gezuar Pashket". Kisha muaj te tera pa gjume dhe ti me dilje ne ender. Sa shume mendoja per ty, sa shume doja te vija tek ty, por zemra ime ishte e thyer, shume e thyer, si dy copa pasqyre ne te cilat gjysma e trupit duket ne nje cope dhe gjysma tjeter ne copen tjeter te pasqyres se plasaritur. Fytyra ime e shperfytyruar luftonte me shpirtin ne brendesi, nuk dinte ku te shkonte, c'drejtim te merrte. Ti vazhdoje te genjeje dhe une perdite dija permendesh genjeshtrat e tua, se dikush tjeter ti mesonte. Prandaj dhe une nuk te mbaja inat, se e dija qe nuk ishe ti ajo qe genjeje, por nje djall ishte futur ne trupin dhe ne trurin tend, qe ti nuk ishe ne gjendje ta shihje.
Grindesha naten me vehten, se akoma nuk besoja qe ti me tradhetove aq padrejtesisht, qe ti me mohove te gjitha te mirat e mija qe une te bera gjithe jeten time, behesha me djerse dhe perpelitesha duke folur me ze te larte neper gjume, qe ti nuk kishe asnje te drejte te me tradhetoje mua ne kete menyre kaq vulgare. Po kalon gati nje vit dhe ne nuk flasim, nje qenje e vogel erdhi ne jete dhe une nuk kam mundesi ta shoh se ti ma fsheve, u tregove mizore se ashtu te thane, ti i degjove.
Koha kaloi, tani jam me e qete. Edhe ti u mesove me mungesen time. Me mire keshtu. Une ne qetesine time dhe ti ne tradhetine tende. Te shohim sa shume do te rezistosh. Eshte hera e pare qe kam bere durim dhe nuk u thyva, nuk erdha tek ty. E di ku je dhe shpejt do te ikesh, por nuk erdhe te me shohesh, as femijet e mij, as familjen time. E di qe na do ne thellesi te shpirtit, por dikush te ndalon. Ska gje neve ketu jemi, te presim, inat nuk te mbajme. Udhetembare edhe po nuk erdhe. Bekimin tim e ke pas, sepse e di qe je njeri i mire. Dhe ti e di, qe une besoj akoma tek njerezit e mire.


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.