Forumi Horizont | Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)
Kam ca kohe qe kam lexuar " Preja e nje martese te lodhur" te Rudina Xhunges. Liber interesant , nje stil jo shume i perdorur, por megjithate ka krijuar opinione terheqese. Dikush e vlereson si te arrire, te vecante, dikush si "budallallik me oke"
Fragment nga libri :
E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?
Mbase të kam thënë e lashë, se ato kohë inati qe më i fortë se dhimbja, po ç´rëndësi ka. Lamë njëri-tjetrin për të qenë brenda. Erdhën ditë e netë vetëm. Jo se netët i kishim kaluar bashkë, por ditët pa të, nuk shtyheshin dot para. Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks në 5, kur si nëpër ëndërr pyesja veten: Ku gabova?
Gabimi qe qysh në nisje, vetpërgjigjesha, pastaj, në gjumë e sipër, kujtoja se ç´më kishte thënë në krye të lidhjes: "Kur të ndahemi, nëse ndahemi, kujto grindjet tona ( që s´ishin edhe aq pak), mendo vetëm keq për mua, do të jetë më e lehtë për ty".
Pastaj flija, pastaj zgjohesha, shkoja në punë, vija nga puna, flija përsëri, zgjohesha në 5, flija në gjashtë, çlodhesha në 7, shkoja në punë në tetë dhe çdo ditë.
Çdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.
Por, atë doja dhe një tjetër kërkoja,një tjetër si ai, një të panjohur, për ta njohur të gjithin për vete. Ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar, kur ne u lidhëm, por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashëm me mua, në orvajtje të dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë. Por kësaj here, kisha vendosur të kërkoja, megjithë dijet e përftuara nga humbjet në vite (të cilat, të siguroj vetëm humbje të reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura nëpër dialogje, nga ato që unë, ti dhe bota i quajmë kurva. Kështu, që kërkova ca kohë mes të njohurish, kujtimesh, copash ditari të fshehura e të vjetra. Derisa një të shtunë, kapa veten duke qarë, teksa dëgjoja ish-ish të dashurin që fliste në radio, ndërsa unë lexoja një vëllim poetik të porsadalë të ish-ish të dashurës së ish të dashurit tim. I ndërpreva me urdhër radion, librin dhe lotët...
Unë"dhe "I panjohuri"
Ajo thotë unë. Dhe gjithçka e rrëfen në vetën e parë, si të ishin të gjitha dhimbjet, përpjekjet, zhgënjimet, dashuritë dhe arritjet e saj. Nis si një e-mail i gjatë, që një vajzë i dërgon mikeshës së saj dhe përfundon po si një e-mail. Por brenda kësaj letre lëviz dhe merr frymë historia katërmujore e dy njerëzve, që kërkojnë të njihen përmes mesazheve të celularit. Dëshira për të zbuluar, për të njohur dhe mbërritur deri aty, ku askush nuk kishte mbërritur më parë është drithëruese. Është kurreshtje, dëshirë, tërheqje, pasion, mendime dhe fshehtësi, që zbrazen çuditshëm. A mundet që një vajzë t´i hapë zemrën e saj deri në detajet më marramendëse një të panjohuri, dikujt që nuk i ka parë kurrë fytyrën as sytë dhe as buzët, dikujt për të cilin nuk di pothuajse asgjë, veç rreshtave, fjalëve që ai i shkruan netëve vonë deri në agim…??? A mund të shpresosh tek një lidhje, që lind mes këtyre mesazheve, nga dy njerëz në pozita krejt të pabarabarta, një vajzë e lënduar, prej një burri të martuar dhe një i panjohur që kërkon zemrën e saj, sekretet e saj, por pa e takuar kurrë?
Ndodh. Po, po. Ndodh dhe rrënqethesh, deri në hutim. Dashuria të rrëmben edhe kur nuk është.
Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.