Forumi Horizont Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga IQVLORA datë 02 Tetor 2005 - 01:54:

Nuk me benin kembet te kthehesha....

Ju kisha dhene nje premtim familjareve te mij:Kur te shkojme ne Shqiperi hapni gojen dhe kerkoni te gjitha llojet e gjelleve qe ju ka vajtur mendja dhe ato do t'i keni.Dhe e mbajta premtimin.Menuja ishte kjo:ne mengjez kishin pace koke vici ose salcice(KMY ose EHV),veze te freskta fshati,djathe deleje,kos,ullinj ashtu sic dim t'i gatuajme ne:dreka kishte gjelle me perime te fresketa plus peshk deti te skuqur ose tave te llojit koce,barbun, lavrak,karkaleca dhe te ashtuquajturat fruta deti,sallat domatesh tip zemre pa fara me sallator,ullinj plus djath dele,sallate jeshille e mrekullueshme.Pijet vere ose birre sipas preferencave.Per frutat dhe perimet kisha porositur nje mikun tim ,i cili na i sillte te fresketa cdo dy dite nga kopeshti i tij.Ne darke shkonim ne lokalet buze detit jashte Vlores ku shijonim mishin e pjekur te qengjit.Ne nga Vlora kur duam ta respektojme nje mik ose shok i vendosim perpara bishtin e qengjit i cili ka nga 1kg-1.5kg mish.Dhe une pata rastin te shijoja nja 5 cope te tille ne darkat dhe drekat me te afermit e mij.Me thene te drejten une pelqej brinjet dhe gjoksin e qengjit te ngrohte.Nje darke tek halla ime nuk e lame te hidhej neper pjata por sa u hoq nga zjarri ashtu te nxehte i thame atiij qe e poqi do na i presesh brinjet nje nga nje dhe do t'i hame keshtu ne kembe.Shije e shkelqyer.lepinim edhe gishtat.Disa here shkuam ne fshatin Radhime ku te ulur poshte portokalleve e mandarinave shijuam mishin e pjekur me zjarr me dru.Vendi ku piqej mishi ishte nje dhome rreth 5 by 5 e gjitha me xham ku dukeshin mishrat qe piqeshin.E kam filmuar kete moment per tua bere zili miqve te mij qe s'kane shkuar akoma ne Shqiperi.Por momenti kulminant ka qene shkuarja ne Llogora ku ishim tri familje se bashku.Kuptohet ishim shoqeri.Bleme dy shelege dhe na i theri e na i poqi i zoti i tyre.Ulur posht pishave,me ndonje faqore perpara,prane burimeve te ftohta qe burojne nga malet e Vetetimes dhe duke kenduar e kuvenduar e kaluam ate dite te paharrueshme deri ne darke.Me nje fjale nuk lame gjell pa provuar.Fergesn e provuam ne Tirane dhe disa gjelle te tjera karakteristike te Shqiperise se Mesme.Me nje fjale u kenaqem,por problemi ishte se nuk na benim kembet te ktheheshim kur kujtonim keto shijet e cpifura te ushqimeve ketu.Deri dje pata mish Shqiperie sepse mora me vehte rreth 35 kg mish po tani i thashe sime shoqeje si do bejme?Sot ajo shkoi dhe bleu mish nga ky ketu.Une nuk e vura ne goje sepse me dukej sikur haja kashte me shije grasoje.Ne pergjigje te kritikes qe fergesa eshte nga Elbasani e jo nga Tirona nuk jam i qarte.Une di nj gje qe Elbasani eshte i degjuar per Ballokumet,per simite bugacet,por ja qe ballokume po bene edheTirona.Me falni qe u zgjata pak,por ju pershkrova disa nga gjellrat e shijeshme te vendit tone te dashur qe t'ju coje pak goja leng.Me respekt per te gjithe,sidomos per zonjushen Evisa te ciles i uroj fat e lumturi ne jete!


  Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] 281 282 283 284 285 286 287 288 289 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.