Forumi Horizont | Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Nje pergjigje Biblike:
Eshte e vertete qe Zoti perdorej si titull per te nderuar dike por me atribute njerezore dhe per Zotin si Krijues e i perjetshem, i plotfuqishem i dashur e tec. Ne gjuhen Shqipe edhe sot kemi te njejtin perdorim: Kur thuhet ne lajme zoti, Berisha apo zoti Rama ne e dime se per ke eshte fjala por kur themi Zoti Jezus Krishti e dime se eshte fjala per Zotin me Z te madhe. Por nese e lexon me kujdes Gjon 20:28 Thomai tha Zoti im dhe Perendia im. Nese emri Zoti perdorej per te dy rastet, emri Perendia ishte nje titull ekskluziv per ate qe do te thote pra per Perendine.
Per ta kuptuar kete me mire mund te shohesh Vep 14 kur Pali dhe Barnaba u quajten Perendi nga njerezit dhe se si ata e refuzuan me force kete gje dhe qe ju kushtoi atyre.
Por ka edhe raste te tjera kur Krishti u quajt Zot dhe ku ai vete e tha:
Joh 13:13 Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
Joh 13:14 Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t`i lani këmbët njëri-tjetrit.
Tek Luka thote se ata e adhuruan Krishtin dhe adhurimi ne Krishterim i perket vetem Perendise askujt tjeter
Luk 24:52 Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
Dhe mos harro se dishepujt e tij dhe apostulli Pal qe ju shfaq Krishti i ringjallur flasin per Krishtin si Zot shume qarte dhe s'ka dyshim per kete gje.
Per Trinitetin, nje gje eshte e qarte qe edhe pse brenda kishes ka pasur mendime te ndryshme per gjera te ndryshme per besimin ne Perendine qe eshte zbuluar ne Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte s'ka pasur refuzim te saj. Ajo eshte mesuar nga dishepujt e Krishtit, dishepujt e tyre ata qe quhen eterit e Kishes dhe vazhdon te besohet edhe sot sic Bibla, Fjala e Perendise thote. Megjithate ka nje teme ne kete forum per Trinitetin me shume fakte Biblike.
Dhe lavdi Perendise qe Krishti eshte i gjalle, sic na kujton edhe pashka dhe eshte nje arsye e madhe per mua per te vazhduar ne udhen time me te.
Gjithe te mirat:
Bariu
Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.