Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Vjen era vdekje e une dua ta nuhas vdekjen.Dua qe shqisat e mia te tjera te kuptojne ku ndodhem.Ne fillim s'doja te isha koshiente ne forme te plote.Ndoshta frika per t'u perballur me vdekjen.Tani po...tani eshte kthyer ne automatizem.Tani kam nevoje per nje elektroshok shqisor qe te ruaj anen time humane.Tani kam nevoje te rikujtohem qe objekti i studimit te radhes deri para pak kohesh ka qene qenie e gjalle.
Thesi i bardhe eshte gati ne enen e metalte,blloku trupor eshte vendosur me pare nen trup.Ne momentin qe shqyhet plastika perballesh me mbarimin e nje cikli jetesor.Mgjth eshte nje ndjenje qe nuk zgjat,sharra elektrike te kujton arsyen se pse je aty.E me pas...uh,me pas...me mungojne canopet me pasqyrime kokash njerezore te Egjyptianeve te Lashte qe te vendos organet.Mungojne banjot ne natronin e shkrire ne uje.Mungon 70 diteshi...Mgjth ne te dy rastet kerkohet perjetesia,tek Egjyptianet kerkohet perjetesia ne mbreterine e Osiris,tek ne kerkohet perjetesia ne mbreterine e Asclepios...
Jane momente te atilla qe te bejne te kuptosh sa pak jemi ne kete bote e sa mekat eshte te mos jetosh cdo sekonde sikur te ishte i fundit.
Jane eksperienca te tilla qe te distancojne me teper nga njerezit qe s'perjetojne ciklin jetesor aq "automatikisht",te ndihesh totalisht e huaj ne biseda aq"sentimentale",aq siperfaqesore.
Jane eksperienca te tilla qe te heqin gati cdo frike,qe te bejne shkemb te qendrueshem ndaj gati cdo fortune.
E mbas nje paraditeje te lodheshme,nje bukez Américain ne makine rruges per diku tjeter.Ka akoma njerez qe s'arrijne te kuptojne sesi me hahet direkt,e mua...ah mua,me vjen te qesh me vete.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.