Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Nëntor 2010 - 12:54:

Koha flamur te ri valevit

Jashte eshte ftohte
dhe moti duket sikur me skermit dhembet
qe nga jashte dritares time.
Here duke ngulcuar,
here duke psheretire
me dergon intimisht,
gati ne menyre terheqese
ftesen per te braktisur rehatine.

Me hapa pertace capitem perjashte.
Era me ben te dridhem,
grija e qiellit te vrenjtem,
ndersa i ftohti te tkurrem
dhe ngadale te zvogelohem si per tu shbere komplet.

Ndez nje cigare
dhe ndjej tymin tek deperton mushkerite
gati sikur kerkon te me ngrohe shpirtin,
qe gjekundi ketu brenda
akoma duhet te jete.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.