Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Asgje nuk jemi ne kete jete,vecse disa udhetare kalimtare. Jemi udhetaret e ylberit dhe ecim mbi te duke u munduar te leme gjurme , duke u munduar ta ngjyejme jeten tone ne ngjyrat e tij per ta bere ate sa me te suportueshme dhe me te perballueshme per vete veten tone. Ashtu sikur ngjyhet nje veze pashke me ngjyra te bukura ,per ta bere ate me te pelqyeshme. Kjo eshte jeta , ky eshte udhetimi yne ,nje perpjekje e vazhdueshme per te gjetur sa me shume burime ngjryash qe ta bejme ate me te bukur,me te lakmueshme , ne menyre qe te gjejme nje moment shtendosje te muskulit te thelbit te qenies tone , me shpresen se keto jane grimca momentesh qe te shpien drejte lumturise toksore,edhe pse ajo nuk ekziston. Po ky eshte shpirti njerezor, genjehet nga ngjyrat e ylberit,marroset pas koncepteve te lirise, lumturise, dashurise dhe aluzohet aq shume saqe fillon e krijon varesi ndaj tyre, duke bere cdo gje te mundur dhe te pamundur per t'ia bere sa me te besueshme vetes idene e ekzistences se tyre. Ky eshte njeriu, ai rreket te lere gjurme ne rruget e ylberit, rreket te pikturoje me doren e vet copezen e qiellit prej ku do te linde dielli tij dhe prej ku do te bjere shiu i tij. Ky eshte njeriu ,kjo mbase jam edhe une!
...?!
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.