Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Katilesha datë 10 Tetor 2008 - 20:34:

Question

Nuk mjafton te  kesh nje “partner” per te  pohuar se ti realisht e  njeh dhe e perjeton dashurine,ashtu sikur nuk mjafton te jesh vetem per t’u ndjere realisht I tille.  Dashuria eshte nje ndjenje qe vjen si lindja dhe vdekja, ajo vjen tek ne edhe kur nuk duam , duke na bere protagoniste te saj , duke na shnderruar ne nje ndodhi .  Kurse vetmia  nuk vjen edhe kur nuk duam, sepse asnjehere askush nuk e deshiron ardhjen e saj. Vetmia  prodhohet nga  thelbi I qenies tone, nga ai thelb  prej te cilit dalin vetem gjerat e verteta , ato te pakta te  vetes tone. Vetmia  gurgullon Brenda shpirtit tone , e kthen ate ne nje kazan qe sfilitet nga flaket e shkakesise se saj.  Vetmia  nuk na kthen ne protagoniste dhe ndodhi, ajo thjeshte na sfilit dhe na konsumon, na degradon  dhe na  transformon.  Ajo vjen  ose per te rilindur ose per te treguar gropen.  Vetmia eshte pragu  midis vetes qe njeh dhe vetes qe nuk njeh. Vetmia eshte pragu I vetes qe je dhe I vetes qe do shnderrohesh.  Gjithcka shnderrohet si nje nate magjistricash ku ti peshon realitetin tend , dhe ajo te tregon  brenda sferes se rrumbullakte  veten tende te shfytyruar. Sepse vetmia te shfytyron, ajo te kthen edhe ne hakmarres dhe ne njeri te lig.  Nje njeri ne vetmi  ngjason me njeriun ne koma, ai kthehet  ne nje mase te mishte  te palevizshme , ku shpirti dhe zemra e tij tundohen here pas here mes luftes  per jete dhe vdekje, ku ai  eshte dhe nuk eshte ne te njejten kohe, eshte nje I vdekur I mundshem qe jeton , nje I vdekur I pakallur qe ka kontakt me boten , qe e degjon ate te flase  me mire dhe me qarte, qe meson  te pathena dhe secrete, te cilat behen sfida e tij e rralles kur ai  papritur  hap syte dhe kthehet  ne jete. Vetem pasi te kesh kaluar vetmine  e vertete , dhe pasi ke mundur t’I besh balle saj , e forte  si shkemb pa e lejuar te te shnderroje e te transformoje, vetem atehere njeriu mund te dije te vleresoje si duhet   jeten e tij. Sepse asgje nuk vlen sa jeta. Sepse ajo eshte e vetmja qe ia vlen sido qe te jete!


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 274 275 276 277 278 279 280 281 282 [283] 284 285 286 287 288 289 290 291 292 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.