Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 276 277 278 279 280 281 282 283 284 [285] 286 287 288 289 290 291 292 293 294 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Shtator 2005 - 07:39:

1. ÇKA ËSHTË ORIENTIMI SEKSUAL?

Orientimi seksual është një tërheqje e qëndrueshme emocionale, romantike, seksuale ose afektive ndaj një personi tjetër. Me lehtësi dallohet nga përbërësit tjerë të seksualitetit duke përfshirë seksin biologjik, identitetin gjinor (kuptimi psikologjik i të qenurit mashkull ose femër) dhe nga roli social i gjinisë (Ngërthimi i normave kulturore për sjelljet femërore dhe mashkullore)

Orientimi seksual ekziston përgjatë një vazhdimësie që radhitet prej homoseksualitetit të plotë deri te heteroseksualiteti i plotë dhe përfshin forma të ndryshme të biseksualitetit. Personat biseksualë mund të kenë përjetime të tërheqjes seksuale, emocionale dhe afektive si ndaj personave të gjinisë së tyre ashtu edhe ndaj atyre të gjinisë së kundërt. Personat me orientim homoseksual nganjëherë referohen si gejë (si për meshkujt ashtu edhe për femrat) ose lezbike (vetëm për femrat).

Orientimi seksual dallon prej sjelljes seksuale sepse i referohet ndjenjave dhe vetë konceptimit. Personat mund ose nuk mund ta shprehin orientimin e tyre seksual në sjelljen e tyre.


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 276 277 278 279 280 281 282 283 284 [285] 286 287 288 289 290 291 292 293 294 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.