Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Postuar nga KRISTAL.DOC datë 18 Shtator 2007 - 04:20:
Re: sakte... pyetja 114
Cod. A18092007
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
po i cik ma serioze ne pergjigje ...se e kemi strikt moderatorin ene po te jep ndonje thyerje note ne sjellje :p
ja te keto te thjeshtat me vrap pergjigjeni..... hajde nje te veshtire....
Ne cfare pozicioni dekompozohet me shpejt nje kufome,ne ate dorsal (ne kurriz)apo ne ate pektoral(barkaz)?
ene shpjegim eeee
nuk e di a e ke degju ate shprehjen qe i thoshte gjithmone stalini nje kolegu te vet qe sme vjen ndermend emri:nuk kam kohe te shkruaj shkurt prandaj po te shkruaj gjate..... kshu edhe puna ime......
ime....dekompozimi fillon afersisht rreth minutes se 4 pas vdekjes,ne fillim eshte i dominuar nga nje proces qe euhet autolize ose auto digjestion,d.mth sapo qelizat e trupit te privohen nga oksigjeni, CO2 rritet, pH ulet, dhe skorjet akumulohen e helmojne keto qeliza.njekohesisht enzimat qe nuk jane me nen kontroll fillojn te shperbejn qelizen nga brenda jashte duke shkaktuar carjen e daljen e substancave nutritive.ky proces fillon me shpejt ne inde e organe qe kane me shume enzimasi melcia ose me shume uje si truri,zakonisht mund te kape te gjitha qelizat e trupit,por nuk eshte shume evident ky proces ne ditet e para pas vdekjes.fillon e behet i dukshem kur dalin pustola me uje mbi lekure e kur kemi distako te lekures shume evidente.
nderkohe trupi i pershtatet temperatures,se ambientit, gjaku mpikset e cngjyros lekuren, citoplasma eshte care e pas kesaj nje nr i konsiderueshem qelizash kan fillu me u demtuar.ketu fillon dhe procesi i dyte ai i qelbezimit,qe eshte shkaterrimi i indeve te trupit me ane te mekanizmit te mikroorganizmave, e katabolizmi i indeve ne leng gaz e molekula te thjeshta.
procesi vashdon me tendosjen e indeve nga formimi i gazrave te ndryshem si metan dioksid karboni,dioksid squfuri e hidrogjen,kjo ndosh me shume ne organepor mund te kape edhe fytyren e buzet e inguine.akumulimi i gazrave zakonisht eliminohet nga rektumi por ky eliminim mund te jete shume i forte deri sa te caje lekuren e te ekemi demtime te tjera post-mortum.
me vone muskujt qe perbehen nga prot leshojn e clirohen ac.ndyrore,nepermjet nderhyrjes se baktereve.me pas keto proteina e yndyrna prodhojne putrescina, kadaverina qe jane perberje te rendesishme te dekompozimit,
vashdon me ane te clirimit te shume perberjeve te tjera deri na sapunifikim, ose formazioni i adipocere qe jane depozitim yndyrnash me ngjyre te verdhe ne te bardhe,formohet si pasoje e ifrolizes se ac.yndyrore.formimi i saj acelerohet edhe nga invasionet e baktereve si klostridium
stadi final idekompozimit te indeve eshte mumifikimi,qe mund te jete pjese lekure e mbijetuar nga dekompozimi aktiv,
dhe kockat kane procesin e tyre te dekompozimit qe quhet digenesi.
pra dekompozimi ndahet ne faza te ndryshme por koha e dekompozimit varet nga temperatura dhe nga sasia e lageshtires.
nga studimet e fundit kane nxjerre dhe nje formule per pershkrimin e dekompozimit te nje personi te varrosur,qe eshte y=1285/x ku y,eshte nr i diteve qe duhen per skeletrizimin ose mumifikimin e x,eshte media e temp gjate procesit te dekompozimit.por keto llogaritje jane me shume perafersi.
ne klima te ndryshme si ne artike ose shkretetire tharja eshte me e shpejte e keshtu eshte e veshtire te behet nje analize e sakt,gjithashtu edhe prania e insekteve ose mishngrenesve ka rendesine e tyre.
persa i perket pozicionit te kufomes nuk di te jap ndonje shpjegim te sakte po mendoj kur eshte ????supin?????
ndoshta pergjigjen mund ta kem dhene si ne mjergull diku lart.......
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.