Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 277 278 279 280 281 282 283 284 285 [286] 287 288 289 290 291 292 293 294 295 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Shtator 2005 - 07:41:

Post 2. ÇKA NDIKON QË NJË PERSON TË KETË NJË ORIENTIM TË CAKTUAR SEKSUAL?

Ekzistojnë teori të shumta për origjinën e orientimit seksual të një personi; shumica e shkenctarëve sot pajtohen se orientimi seksual më së shumti ngjan të jetë rezultat i një ndërveprimi kompleks i faktorëve ambiental, njohës dhe biologjik. Te shumica e njerëzve, orientimi seksual formohet gjatë fëmijërisë së hershme. Gjithashtu ka edhe fakte të konsiderueshme të kohës së fundit që sugjerojnë se biologjia, duke përfshirë faktorët gjenetik dhe hormonal, luajnë një rol të rëndësishëm në seksualitetin e një personi.

Si përfundim, me rëndësi është që të dihet se ndoshta ekzistojnë shkaqe të shumta për orientimin seksual të një personi dhe se shkaqet mund të jenë të ndryshme për persona të ndryshëm.

3. A MUND TË ZGJEDHET ORIENTIMI SEKSUAL?

Jo. Qeniet njerëzore nuk mund të zgjedhin për të qenë gej ose heteroseksual. Orientimi seksual për shumicën e njerëzve shfaqet në adoleshencën e hershme pa ndonjë përvojë paraprake seksuale. Edhe pse ne mund të zgjedhim nëse dëshirojmë të veprojmë mbi ndjenjat tona, psikologët nuk e konsiderojnë orientimin seksual si zgjedhje e vetëdijshme që mund të ndryshohet sipas dëshirës.

4. A MUNDET TERAPIA TA NDRYSHOJ ORIENTIMIN SEKSUAL?
Jo. Edhe pse shumica e homoseksualëve kanë jetë të suksesshme dhe të lumtur, disa homoseksualë ose biseksualë mund të tentojnë ta ndryshojnë orientimin e tyre seksual përmes terapisë, shpesh të shtrënguar nga anëtarët e familjes ose nga grupet religjioze që të provojnë dhe ta bëjnë një gjë të tillë. Realiteti është i atillë se homoseksualiteti nuk është sëmundje. Nuk kërkon trajtim dhe nuk është i ndryshueshëm.

Megjithatë, jo të gjithë gejët, lezbiket dhe biseksualët të cilët kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit mental dëshirojnë ta ndryshojnë orientimin e tyre seksual. Gejët, lezbiket dhe biseksualët mund të kërkojnë ndihmë nga psikologu për procesin e “daljes haptazi” ose për strategjinë për t’u ballafaquar me paragjykimin, por shumica e tyre futen në terapi për arsye dhe çështje të njëjta jetësore për të cilat edhe heteroseksualët u drejtohen profesionistëve të shëndetit mental.


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 277 278 279 280 281 282 283 284 285 [286] 287 288 289 290 291 292 293 294 295 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.