Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
5. SI QËNDRON PUNA ME TË ASHTUQUAJTURËN “TERAPIA E SHNDËRRIMIT”?
Disa psikoterapeutë që e aplikojnë të ashtuquajturën terapi të shndërrimit raportojnë se kanë qenë në gjendje ta ndryshojnë orientimin seksual të klientëve të tyre nga orientimi homoseksual në atë heteroseksual. Megjithatë, studimi nga për së afërmi i këtyre raporteve paraqesin disa faktorë që hedhin dyshim në pretendimet e tyre. Për shembull, shumica e raporteve të tilla vijnë nga organizatat me qëndrime dhe këndvështrime ideologjike që e dënojnë homoseksualitetin. Gjithashtu, deklaratat e tyre dobët të dokumentuara me fakte. P.sh. rezultati i trajtimit nuk është i përcjellur dhe raportuar pas një kohe që do të ishte një standard për ta testuar vlefshmërinë e cilitdo intervenim të shëndetësisë mentale.
APA (American Psychological Association - Shoqata Amerikane e Psikologëve) është e shqetësuar rreth terapive të tilla dhe dëmeve potenciale që ato mund të shkaktojnë në të trajtuarit. Më 1997, Këshilli i Përfaqësuesve të Shoqatës ka lëshuar një rezolutë që e ridëshmon kundërshtimin e psikologjisë për trajtim të detyruar për shkak të homofobisë dhe definon të drejtën e klientit për trajtim të paparagjykuar dhe për vetë-përcaktim. Secili person që i nënshtrohet terapisë për t’u përballur me çështjet e orientimit seksual ka të drejtë që terapia e tillë të zhvillohet në një mjedis profesional dhe neutral dhe me mosprani të çfarëdo paragjykimi social.
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.