Forumi Horizont Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Lajme nga Mjeksia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10286)


Postuar nga NS-6 datë 28 Nëntor 2007 - 05:15:

Cirroza hepatike në 60% të rasteve shkaktohet nga një hepatit

Cod. A28112007

cirroza eshte nje semundje e melcise dhe mund ta konsiderojme si nje faze perfundimtare i nje procesi qe e paraprin. ky proces mund te jete infektiv (hepatiti), i natyres toksike (alkoli), i shkaktuar nga semundje te tjera (fibrozicistika) etj. ne shtypin shqiptar gjeta nje artikull te botuar ne gazeten Panorama qe datonte korrik 2007 dhe po jua paraqes:
____________________
Burimi: Gazeta Panorama
Data e Publikimit : 13/07/2007
Autor : (pa autor)
Shumë alkool i bën dëm mëlçisë? Eshtë e vërtetë, por kush mendon se cirroza hepatike shkaktohet vetëm nga konsumimi i alkoolit gabohet rëndë.
Në rreth 2/3 e rasteve cirroza hepatike shkaktohet nga një hepatit viral. Në disa vende, hepatiti b dhe c është shkaktari për rreth 60% të patologjive të hepatiteve kronikë, ndaj 20% të rasteve të lidhur me abuzimin e alkoolit dhe një përqindje të rasteve të shkaktuar nga dëmtimet e metabolizmit, si pasojë e obezitetit ose diabetit.
Cirroza hepatike prek miliona persona dhe rreth 3% të tyre çdo vit u shfaqet kanceri i mëlçisë dhe e vetmja mundësi shpëtimi është transplanti. Por të dish numrin e saktë të personave të prekur nuk është e lehtë, sepse në shumë raste sëmundja qëndron në trup pa simptoma për një periudhë të gjatë kohe dhe evidentohet rastësisht.
Cirroza mund të degjenerojë në hemorragji të ezofagut, e shkaktuar nga çarja e venave. Shumica e rasteve te këta pacientë nuk ka bërë asnjë terapi për të parandaluar pasojat. Por hemorragjitë e ezofagut mund të parandalohen me ilaçe, që veprojnë në sistemin kardiovaskular.
_______________________

nderkohe kerkues angleze kane gjetur nje ilac te bazuar ne molekulen e sulfasalazines qe duket se mund te veproje mbi cirrozen dhe se shpejti priten te kryhen testet klinike ne Angli (1)

(1) ilac per cirrozen hepatike (Cod. A 25092007)


  Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.