Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjakmarrja:Kanuni i Leke Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18418)
Postuar nga BIONDIA datë 05 Gusht 2011 - 14:44:
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
j
ta befsha nje mut ne jete kur dikush ma vret femijen apo nje pjestar te familjes krejt padrejtesisht.
.
Kurt jam 2000% dakort me cdo gje qe ke shkruar ti por sidomos me kete rrjeshtat lart por te them dicka qe te arrish ne kete gje dmth te sakrifikosh veten ,jeten tende per nje pjestar te familjes duhet te duash aq shume kete familje sa e mendon nje gje te vetme e mendon nje me ate ska degezime ti je pjese e tyre dhe ato pjese e jotja ska moter vella nene babe eshe nje FAMILJA . Por smund ta pretendosh kete tek nerez qe kane trup nga prejardhja e tyre nga traditat e tyre nga gjuha veshja dhe menyra e jeteses nga njeres qe bejne fajtor per cdo gje qe u ndodh ne jete prinderve dhe mentalitetite te tyre te kalbur .Te thuash qe do marr hak per ate qe me ka vrare driten e syrit do bythe se sbehet me fjale por te mos e besh do dhe me shume por kjo sdo te thote qe une qe merrkam hak qekam e mbykur kriminele e pashpirt dhe ti/ai/ajo qekan njeres te cilivizuar kete se PRANOJ qofte dhe ne nje forum .
Vizionier ti me ben nje pyetje direkte dhe une po te them thelle ne zemren time nese mua dikush me ben keq ne keto permasa sdo kenaqesha kurre plotesisht as me burgimin ,ndoshta dhe as me vrasjen e atij qe me ka vrare sepse mua ate njeri te dashur sma kthen me asgje pas as burgu as vrasja e tij ...por do isha e qete sepse do mendoja " ndoshta te qash dike qe ka vdek eshte me e lehte se te qash nje per se gjalli " sepse burgu naj here eshte me i keq se vdekja vete e di burgu ka dhe dere dhe varri jo por perseri sdo jesh me i njejti njeri .
Tani regjimi kishte nje te mire sepse ai arriti me frike pa frike ta ndaloi kete fenomen keto vrasje ne emer te Kanunit sepse nese ti vrisje ne kohen e Enverit hyje ne biruce e dilje vetem i vdekur e mire te beheshe (Zoti na falte gjynahet ) problemi qendron pse ne democraci kur duhet te jemi me te hapur ne mendje qe sduhet te kemi frike te mendojme te veprojme e te levizim te lire ndodhin akoma kete gjera dhe pyetja eshte shume e thjeshte QEVERIA dhe njerezit qe e qeverisin ,sepse ti bej nje ligj per kete fenomen ,zbatoje ate ligj ,bej nje burg dhe mbaje brenda ate qe vret jo 10 ,20 ,30 te perjetshme qofte dhe femi sespe nje qe shtin me arme eshte koshent ne ate qe ben dhe shiko ti sesi iken kanuni dhe Leka dhe maskaralliku dhe injoranca .Ti qeveri legene ke zhduk ke prish nga tradita jone gjera te bukura qe kishin dhe nuk ndaloke kete fenomen ?
Ajo qe mua me shqetson jane femijet qe rrine te ngujuar ka ndonje shoqate ndonje njeri qe merret me to apo jane lene ne meshire te fatit te ketij fati qe e kane te shkruar duhet te VDESIN ??
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.