Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Nqs ju do ishit Edi Rama, ca STRATEGJIE do Ndiqnit per te fituar zgjedhjet e 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18477)


Postuar nga lost_soul datë 13 Tetor 2011 - 03:15:

Me duket mua sikur Rama interesohet vetem per propaganden anti-Berisha. Kjo lloj propagande rezonon vetem tek ata qe e urrejne Berishen. Por keto jane vota te sigurta per Ramen, pra eshte kohe e humbur per te. Votat qe ndajne fitoren nga hmbja jane 100,000.

Ketyre 100,000 votuesve duhet t'u flasesh me shifra dhe me projekte konkrete, jo brockulla dhe sharje te Sales.

* Ke thene qe ka 1 milion te papune. Jep platforme punesimi. Jo retorike, por plan konkret, kaq investime ketu e aq investime aty. Parate qe do perdoren te jene te justifikuara jo ne ajer.

* Ke thene qe korrupsioni eshte i larte. Jep platforme si do ta luftosh ti korrupsionin. Jo gjepura. Asnje nuk beson qe ti do jesh me i mire se Sala. Ama te gjithe do kene me shume besim tek nje strukture qe ti do te premtosh te ngresh.

* Cfare do besh per afrimin e metejshem te Shqiperise me strukturat Europiane, ku dhe si gaboi qeveria.

* Cfare politike te jashtme do kesh. Serbia, Greqia, Kosova. Nuk do te kerkoje njeri te dalesh me pushke, por nje fare politike kombetare mund te permendesh (sidomos duke ditur resumene anti-kombetare te Berishes).

* Ji konsistent. Ne zgjedhje e kaluara se c'kishte nje platforme te gjelber me duket. Ku shkoi ai ideal tani?

* Jip shenja qe nuk do udheheqesh me dore te hekurt si Sala. Politika ka nevoje per zbutje dhe ti ke shancin t'i fitosh keto pike. Le te merziten pak militantet se s'ka problem. Ato vota i ke te sigurta. Rendesi ka te fitosh votat e 100 mijeshit.

* Ji i moderuar. Nuk mund te flasesh me "diktatura", apo "gjykatat e Saliut". Keto gjera i besojne vetem militantet. Mund te flasesh per problemet e qeverise, per ligjet e gabuara qe ka miratuar qe kane sjelle drejtesi te shtrember. Por jo te behesh qesharak si me "te gjitha fajet i ka Saliu".

* Ji gentelman dhe burre shteti dhe jo cilimi me nerva. Nuk mund te flasesh me "Saliu", por zoti "zoti Berisha" pavaresisht urrejtjes. Nje kryeminister qe eshte emocional me shume se racional eshte i rrezikshem per vendin.

Te jesh i sigurte qe Sala qe do te beje fushate alla-Basha, me numra, plane etj.
Dritat qe nuk mungojne me, rruget qe jane shtruar, vizat, Nato, etj.
Je apo s'je dakort me keto, eshte tjeter pune, por keto pika cojne uje tek mulliri i Sales.

(nese ka ndonje perseritje me ato qe jane thene, te me fale ai qe i ka permendur i pari)


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.