Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)
Une nuk mund te flas shume mbi femrat/meshkujt qe shkojne vetem per te studiuar jashte pasi s'me ka ndodhur ne kohen qe kam qene jashte te kem nje shqiptar/shqiptare ne klase/grup.Por mund te flas mbi ate qe kam vezhguar ne raste te ndryshme jashte mjediseve shkollore/universitare dhe per ate qe kam vuajtur/perjetuar ne lekuren time.
Ne vendin ku banoj kishte nje fluks te madh emigrimi shqiptaresh dhe nder ketyre kishte dhe cuna/goca te moshave te ndryshme natyrisht,vinin kendej te veshura ne nje menyre te tepruar dhe me e bukura ishte qe konsideronin veten mè me gusto veshjet se vendaset.Do pyesni se cila ishte arsyeja:sepse shqiptarkat dilnin dhe per te vajtur deri ne supermarket ne mini dhe me 20 cm kepuce te larta.
Biles me ndodhi njehere nje episod shume funny,kishim njerez nga Shqiperia per vizite dhe kishin nje goce me vete,une duke u kthyer nga uni e veshur ne menyre adequate per vendin ku jetoj,hyj brenda dhe ajo me shikon sikur ti thoshte vetes"bobo si vishen kendej".
Kurse cunat:me nje sjellje machoiste te tepruar,nga ana intelektuale brryl por ama makina ju duhej dhe mbas pak muajve qe ishin jashte(ndryshe s'do kishin me cfare te shetisnin nje pjese margjinale te shoqerise kendej-bej fjale per gocat).
Shume bastarde ne fjalor dhe mesa kam kuptuar shoqeria femer-mashkull eshte nje budallek,pervec kur te intereson per qellime te tjera.
Nje fenomen tjeter qe kam vene re tek te rinjte qe jane jashte:
ata qe kane ardhur ne moshe kryesisht te vogel jashte vendit kane hyre ne sistemin arsimor te rregullt te vendit,dhe ketu mund ti bej linkun me faktin qe s'kane hyre ne fazen e adoleshences ne Shqiperi,gjate se ciles i jepet shume rendesi veshjes dhe terheqjes seksuale te seksit te kundert sesa studimeve.
Por ne skajin tjeter kemi te rinjte qe kane ardhur te formuar ne karakter me linjat e pergjitheshme shqiptare,jane po keta qe mbushin shkollat profesionale ketu,jane po keta tek te cilet shtyrja e diteve(e kohes)ndodh vetem me historira dashurie dhe veshje sa me shume ekstravagante,e thene shkurt jane pastruesit/muratoret/druvaret/e parukieret e ardheshem te vendit ku jetojne.(ka dhe anet pozitive natyrisht,fakti qe do gjejne pune em siguri pasi mesa kam lexuar ka nje mungese ne keta fusha).
Mesiper u tha poashtu qe dhe miresjelljen e marrin per nje interes:kuptoj shume mire qe nese jane mesuar ne Shqiperi ne nje ambient te ndrydhur qe ne fillim do e kene te veshtire te integrohen ne jeten e vendit mik.
Bylis,nese shikon nje skene te dy femrave ne mini nuk shoh se pse duhet te shihet si dicka e tmerreshme pasi fundja po te dalesh ne rruge ne Tr keshtu do i shohesh.Pastaj aman cuno,gjithe e dime qe femra ka kembe e krahe...si gjithe robet e tjere.
Nese shikon nje skene me prinderit te dy njerezve ne TV qe puthen cfare te keqe ka?Skena te tilla sheh kudo jashte Shqiperise.Gjera si keto jam dakort qe duhet te ju evitohen femijeve por jo meshkujve ne moshen tende qe mund te kene me teper se nje lidhje mbas shpine.
Eshte per te ardhur keq mungesa e komunikimit te prinderve shqiptar ne lidhje me maredheniet partneriale me femijet e tyre...ne kete forme largojne femijen ne njefare menyre nga vetja,pasi do kerkojne nje lidhje tjeter ku te flasin lirisht per ate qe ndiejne.
Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.