Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Roneo datë 27 Mars 2005 - 17:39:

Nena Ime e dashur.

Të falenderoj ngaqë ke folur me mua dhe që më ke bërë shoqëri kur isha në barkun tënd; ngaqë më ke thënë "dita që linde ti ishte dita më e lumtur e jetës sime"; për përqafimet dhe puthjet që më ke dhënë; ngaqë e përsërisje pa u mërzitur "nënë, nënë, nënë" derisa e mësova; ngaqë më vije mbrapa me shami që të mos fshija hundët me mëngët e trikos; ngaqë më nxitje që të pyesja përherë "përse, përse, përse"; për buzëqeshjet e tua aq të ngrohta; ngaqë ishe shoqja ime më e mirë; ngaqë më besoje mua; ngaqë nuk ishe një nënë që më doje vetëm prej së largu; ngaqë kur isha sëmurë më prisje tek koka tërë natën; ngaqë ke qarë me mua; ngaqë ke qeshur me mua; ngaqë më thoje "të dua"; ngaqë nuk më thoje "të pata thënë"; ngaqë më the pa i fshehur lotët se do të merrte malli kur po ikja larg; ngaqë sa herë që ulesh në tavoline më kujton mua se a kam ç'të ha, ngaqë më mësove se asgjë nuk fitohet lehtë dhe as suksesi pa mundim; ngaqë m'i ke dedikuar mua vitet më të bukura të tuat; ngaqë më ke mësuar të shpreh dashurinë, respektin; ngaqë je një nënë e mrekullueshme...
Dhe mbi të gjitha, ngaqë je nëna më e mirë në univers...
Faleminderit nënë e dashur...


As une nuk mundem me te vazhdoj...


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.