Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga roke datë 10 Shkurt 2007 - 10:18:

ditet e mia pa Ty....

..Ditet e mia pa Ty....jane.....sido qe te jene ato kane per te ikur edhe te jesh ti...


Postuar nga arsona datë 10 Shkurt 2007 - 10:29:

Ditet e mija pa ty...sa do larg te jesh, gjithmon do jesh me mua, ne zemer, ne mendje, ne shpirt.


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2007 - 02:09:

Sa do te doja te ishe ketu me mua
te te puthja ,e te te thoja te...(duhet ndonje gje)
te te thoja sa e mrekullueshme je
kur une te flas e ti mendjen se ke
kur flet gjysem shqip e gjysem italisht
kur pa dashur buzeqesh embelsisht
kur te shoh ne sy e te puth skam guxim
kur te percjell te stacioni ,ti iken... trishtim :p
Sa do te doja te ishe ketu me mua
thjesht te flisnim asgje tjeter sdua
por ti sje e te henen duhet te pres
te pres diellin te lind ne mengjes...


Postuar nga everlast datë 11 Shkurt 2007 - 22:24:

Ditet e mia pa ty mbushem nga dikush tjeter.
Nese mungon ti sduhet te rri vetem patjeter.


(Si thua ? )


Postuar nga Katilesha datë 12 Shkurt 2007 - 20:31:

Filllim I bukur dhe I embel ,ishte ne ditet e para qe ne komunikuam…,vazhdim I mistershem dhe magjik me dukej ne ditet pasuese…Sa bukur!!! E mezi prisnim nje mesazh nga njeri-tjetri dhe zemra rrihte fort,duart dridheshin duke kthyer pergjigjen…,e pastaj  vinte nata me oret e saj te gjata,dendur me mendime,kujtime fjalesh te thena, te pathena por te deshiruara ndoshta…..Sa e sa biseda te stergjata me henen,yjet dhe qiellin ..,frymezime  casti te hedhura ne te bardhe per t’u derguar te nesermen e “larget”..
Ishte aq bukur te zgjoheshe cdo dite e te lexoje nje pjese nga shpirti yt,te lexoje ca fjale te ndjera qe te benin per vete ,qe te perkedhelnin shpirtin,por …por gjithmone pas gjurmeve te ketyre ndejnjave ishte hija e dyshimit…..s’ishte faji im!!
Jo,absolutisht..edhe pse asnjehere nuk do ta mohoj as para teje dhe as para botes mbare se ka patur caste qe gjithe kete enderr e kam besuar me te vertete….por ishte vetem nje cast…. E kisha te nevojshme ,me pelqente ta besoja,aq sa fillova te ushqeja tek ty ndjenja …ndjenja te brishta….bera gabim ….e di…Me fal…,te lutem!!!!
E me pas pauza…heshtje  pafund…te cilat nuk na  ndihmuan aspak,sepse ne fund ne perseri u rikthyem te njeri-tjetri ..,ndoshta me fuqishem ..dhe kjo na lumturoj…por pa e ditur se edhe kjo lumturi do te zgjaste nje cast…
Dora e ngrohte qe na perkedhelte te dyve,na beri te ndjenim ndryshe per njeri-tjetrin,per te sjelle nje takim  te pare shume emocionues mes shpirtrave tane…mes veshtrimeve tona….mes perkedheljeve te ngrohta fjalesh …..vijuar nga nje tjeter takim por kete here te  Lamutumires ……dhe une nuk ndjehem ne faj per gjithe kete….,sepse nuk eshte faj te thuash sinqerisht ate qe mendon dhe ndjen. Une e kam thene gjithmone kete dhe do vazhdoj ta bej….e ta mendosh qe kjo ishte nje nga arsyet qe ti me Doje ..,por pa u dashuruar me mua:-sepse keshtu me ke thene me qindra here ; “Te dua,por nuk te dashuroj!”…..por jo,sic te kam thene cdo gje ne kete bote ka fillimin dhe fundin…..dhe tones …ja ku I erdhi fundi ….ate dite me shi…dite trishtuese….dite lenduese…..dite lotesh ….Dite Lamtumire…….tashme po iki nga jeta jote me deshiren time…ndoshta vendimi qe kam marre eshte me I gabuari….,port e kam thene me ler te gaboj e vetme…..me ler  te  lendoj veten dhe ty net e njejten kohe…,sepse te lendohesh tregon se je duke u rritur …….
 
Edhe dick ate fundit ….Faleminderit per cdo mendim …ndjenje…shprese …force tenden…faleminderit per gjithcka qe e bere per mua…,por nuk mund te vazhdonte me tej……………..!!!!!


Postuar nga diabolic datë 14 Shkurt 2007 - 21:10:

14 sikur me vret.Kjo dite me sjell ters ,kjo dite me cjerr lekuren ,me tregon plaget qe u sheruan por qe shenjat lane pas. Nuk e di perse jam me nerva sot,apo pikerisht ajo nje dite ne muaj qe une jam i merzitur qelloi pikerisht sot.E di cfar me kujtuan sot? Me kujtuan se une kisha thene se nuk do te dashurohesha me.Nuk do ta lejoja veten te isha dikush qe shkon pertej vetevetes,nuk do kishte me eklips ne zemren time,nuk do te kishte me... asgje .Cfar mund te prisja sot,pikerisht asgje... Por nuk e kuptoj perse me ka pushtuar trishtimi,perse me vjen qe botes dhe vetes ti them vafsh ne djall.Normale them me vete,une keshtu i kam bere gjerat gjithmon ...mbrapsht. Por e di qe ky trishtim nuk do me zgjasi shume,neser do te jem i njejti bastard qe une dua dhe urrej tek vetja .Me lodh shume 14,eshte dita me e gjate e muajit me te shkurter .
E di qe tema eshte -Ditet e mia pa ty- por sot ne kete dite nuk dua te kem askend me vete.Dua te pakten sot te bisedoj me ndergjegjen time sy mé sy dhe te gjithe trishtimin ta flak me buzeqeshje dhe... nejse.

Ika ...

Te lutem sot mos me shqeteso ,kam nevoj te jem thjesht me veten time,kam kohe qe sflas me te...


Postuar nga briseide datë 15 Shkurt 2007 - 15:01:

Ditet e mia pa ty jane,si dje,ato qe do te jetoj neser...nuk e di


Postuar nga diabolic datë 15 Shkurt 2007 - 15:14:

Nje nga keto dite dua qe te flasim rreth gjithckaje qe kam dashur te te them por nuk e kam bere.Nuk e di se kur do te jete ,sot neser, a nje nga keto dite.Ka rendesi se me ty deshira per te folur nuk me mungon ,megjithse me cmend fare kur behesh serioze

Ciao... dje ndihej mungesa jote...


Postuar nga diabolic datë 16 Shkurt 2007 - 00:39:

I dogja mendimet me tymin e cigares
dhe cigaren flaka tutje te digjej atje tej
filxhanin e kafes ja dhashe nje cast ciganes
nga kafja turke ajo per ty filloi te me rrefej
Ta duash me tha-ajo eshte shpirt fisnik
dhe une pa kuptuar malboron dogja perseri
dhe per nje cast pata frike
se prane meje nuk ishe ti
Ajo eshte e mrekullueshme,ste fal trishtim
eshte bote e mbushur me mister
behu vese per ta puthur ne zgjim
behu shi nese ajo eshte ylber
Cigania iku duke me thene mos e humb
por une e humba sepse nuk isha me ty
mungesa jote peshon si plumb
dhe tymi i cigares lotin njohu ne sy...

Per Do....


Postuar nga Katilesha datë 16 Shkurt 2007 - 01:01:

Lutja jote kerkon te futet brenda meje.......merzi e castit rebeluar.....kerkon nje rruges mes trishtimit......shpirtit porten s'ia kam kycur....e dija se do ktheheshe tek une......e dija se ditet e tua pa mua nuk kishin te vertetin kuptim.......dhe une i shtyeja ditet....shtyeja kohen qe ma vrave ti...dhe per cfare ??...per te te pritur ty...per t'iu gezuar edhe nje here tendes prani...per te puthur qepallat ....per te te pushtuar ne kraherorin tim........te gjitha keto i bera per ty......qe aq shume i dhe kuptim diteve te mija.........erdhe me nje trendafil ne dore...e pranova shume pas vetes e shterngova edhe pse gjembi i tij thelle me theri ne shpirt....ah te duash .....qenka me te vertete e veshtire..................


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.