| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Nen ngjyren e skocit femrat behen
me te bukura.
Mendimet me te larta.
Buzeqeshjet me intriguese
dhe arsyetimet me logjike.
Per disa momente kuptohet.
Kuptohet qe eshte bukur kur njerzit
fillojne te te shohin ne sy
mbushur me kureshtje dhe admirim
dhe qeshin me shakate e tua
dhe aprovojne duke lekundur koken
hipotezat e tua.
Por gotat vazhdojne te rrekellehen
Fjalet fillojne te ngaterrohen,
shakate behen banale
dhe njerzve I mbijne ne fytyre
ca veshtrime keqardhese.
Gotat vazhdojne te rrokullisen
dhe neqoftese je me fat kendon
me sa te ha gurmazi "kenge me dhimbke"
sic thote nje shoku im
dhe behesh keq kur mendon per gjithe
ato gjokse apo bythe qe le
atje mbrapa.
Te nesermen pyet veten ne menyre kriptike
"Pse valle duam te thyejme disqe te Moxartit
apo te grisim libra te Dekartit
apo te djegim poezi te Pushkinit?"
Do vije nje dite,
shpresoj.
Keshtu kam vendosur te jetoj.
Kur vendosa une te hap syte
shikova qe para meje ishte shembur cdo gje
nuk shifja asgje tjeter pervec s enje erresire e ter
qe depertonte jo vetem ne dhomen po dhe ne shpirtin tim
dhe ne fund mevjen keq qe vendosa te hap syt
do me pelqente me shume te fshihesha diku ne at mjegull
se dhe kjo drita e tepert sikur me shkaterron syt
Koha flamur te ri valevit
Jashte eshte ftohte
dhe moti duket sikur me skermit dhembet
qe nga jashte dritares time.
Here duke ngulcuar,
here duke psheretire
me dergon intimisht,
gati ne menyre terheqese
ftesen per te braktisur rehatine.
Me hapa pertace capitem perjashte.
Era me ben te dridhem,
grija e qiellit te vrenjtem,
ndersa i ftohti te tkurrem
dhe ngadale te zvogelohem si per tu shbere komplet.
Ndez nje cigare
dhe ndjej tymin tek deperton mushkerite
gati sikur kerkon te me ngrohe shpirtin,
qe gjekundi ketu brenda
akoma duhet te jete.
C'hesape po lahen sonte permbi ne,
nje qiell qe turfullon
e re qe shfryjne inate te vjetra.
C'kusure te paguajme ne,
njerez parajse,
me mendime ferri!?
Hene e zhdukur pa adrese,
yje qe kane hequr spinen e drites,
Ne,
me erresiren ne sy
kembadorazi kerkojme rrugen.
C'zemerim po derdhet mbi ne,
rrebeshe kujtimesh,
qe shkerrmoqen nen hapa,
dhe qielli qe vazhdon si per nge
nje nga nje te numeroje
mekatet,
e zemrave te ngrata.
L.
25 Nentor 2010
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
C'hesape po lahen sonte permbi ne,
nje qiell qe turfullon
e re qe shfryjne inate te vjetra.
C'kusure te paguajme ne,
njerez parajse,
me mendime ferri!?
Hene e zhdukur pa adrese,
yje qe kane hequr spinen e drites,
Ne,
me erresiren ne sy
kembadorazi kerkojme rrugen.
C'zemerim po derdhet mbi ne,
rrebeshe kujtimesh,
qe shkerrmoqen nen hapa,
dhe qielli qe vazhdon si per nge
nje nga nje te numeroje
mekatet,
e zemrave te ngrata.
L.
25 Nentor 2010

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me pelq kati goxha, pervec fundit. I dont know why por me duket sikur fundin e ke shkruar ashtu shpejt e shpejt dhe nuk puqet tamam me kusurin e poezise. Dmth si trecereku i atyre qe shkruaj une.![]()

Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
Ne udhekryqe cuditerish
ideja per tu shtirur vjen e hidhur.
Ne nje kohe te caktuar
dhembet kerciten vetvetiu.
Shtylle kurrizore?
E mos me bej te qesh.
Per mos perthyer faqen
gjej nje njeshke librin te shenoj.
Ide e fisme pa shume kuptim.
Ngadale cakmakun ndez
dhe bashke me librin
digjet dhe njeshka e gjore.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.