Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »
Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Foto - Lajm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14528)


Postuar nga SmoKer datë 06 Nëntor 2009 - 23:01:

Nje femer qellon personin qe vrau 13 ushtare amerikane ne nje baze ushtarake ne U.S
Fort Hood


Postuar nga erious datë 07 Nëntor 2009 - 01:31:

lexova qe eshte baza ushtarake amerikane me e madhja ne bote... 65.000 ushtare, c dreqin bejn aty, ushtar profesionist je ti smok ?


Postuar nga Roi datë 10 Nëntor 2009 - 05:49:

9 nentor 1989 !! Plot 20 vjet me pare do binte muri i Berlinit !




Ne te njejten periudhe Sali Berisha ishte duke mjekuar Ramizin,Nexhmien and co !

Kurse une, kisha pak muaj qe isha hedhur ne klasen e trete


Postuar nga Roi datë 18 Nëntor 2009 - 03:37:

Nderkohe qe sic kam postuar dhe me lart,Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit te vet, 2 Korete festojne 60 vjetorin e ndarjes se tyre me te lumtura se kurre
Pak dite me pare pati nje konflikt te armatosur ne det ku ngeli i vrare 1 oficer e u plagosen 3 marinare ! Koreja e Veriut akuzoi ate te Jugut,se kishte hapur e para zjarrin duke e provokuar keshtu ne menyre te dukshme !!
"Pergjigja jone nuk do te vonoje,dhe do te jete ashtu sic e meritojne " thote Pyongjangu duke iu drejtuar "vllezerve kapitaliste" !

Per momentin 1 - 0 per Korene e Jugut !! Tani eshte pushimi ! Pjesa e dyte fillon seshpejti...le te presim,edhe se une ketyre tipave ketu poshte me shikime te tilla,ua kam cik friken !!


Postuar nga Tulipani datë 11 Dhjetor 2009 - 15:39:

Nobel per paqen?!!

Diten me pas marrjes se cmimit Nobel per paqen, presidenti Obama falenderon te gjithe e lajmeron boten se do te coje dhe 30 000 mije ushtare te tjere ne Afganistan se ato qe jane nuk mjaftojne. Do kete menduar : po he se dhe ato qe jane nuk bejne gje, maksimumi vriten e plagosen me veten e vet si shoket e tyre ne Irak


Postuar nga agata datë 14 Dhjetor 2009 - 00:52:

Itali, goditet në fytyrë kryeministri Berluskoni

MILANO- Një inciden aspak i këndshëm i ka ndodhur kryeministrit italian Sivio Berluskoni gjatë një takimi elektoral. Ai është goditur në fytyrë me mjete të forta, nga një person rreth të 35-tave.

Ende nuk bëhen të ditura arësyet e ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në Piazza D´uomo në Milano, ndërsa Berluskoni ishte duke dhënë autografe.

Mediat italiane njoftojnë se Berluskoni është gjakosur në gojë nga goditja me mjete të forta. Po sipas mediave italiane, kreu i qeverisë, është dërguar në spitalin San Raffaele për të marrë ndihmën e parë. Policia italiane ka mundur të ndalojë agresorin dhe janë duke hetuar mbi arësyet që e shtynë atë të godiste kryeministrin.

Pas bërjes publike të ngjarjes kanë filluar edhe reagimet e para nga politika italiane. Lideri i Partisë Lega Nord, Umberto Bossi e ka cilësuar këtë ngjarje si akt terrorist.
(m.a/BalkanWeb)

Ps Nuk e di pse, por nje incident te tille kisha kohe qe e prisja...


Postuar nga Fajtori datë 14 Dhjetor 2009 - 02:29:

Te pakten i paska ik ajo buzeqeshja prej gastori qe mban para kamerave.


Postuar nga Tulipani datë 14 Dhjetor 2009 - 02:44:

Attentato!!



Attentato!! Sic do thoshte Braida tek Zelig. Sot kavalieri u godit nga nje statuje e Duomo-s se Milano-s. Statuja ishte prodhuar ne Cekosllovaki dmth ishte komuniste e deri dje perdorej nga KGB neper stervitje. Gjate goditjes kavalieri mbrojti me trupin e tij dhe nje femije te vogel qe ndodhej aty prane ne miting.


Bobo tani Berlusconi do ta fali e do beje kerkese papes per veten qe ta beje te shenjte


Postuar nga al74 datë 14 Dhjetor 2009 - 02:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te pakten i paska ik ajo buzeqeshja prej gastori qe mban para kamerave.


nuk ka bere ndonje pune te mire ai qe e ka godit Fajtor. thjesht do i rritet popullariteti.


Postuar nga Roi datë 14 Dhjetor 2009 - 04:08:

Ja,ajo qe pritej per te fituar zgjedhjet e ardhshme lokale !! Nje person me probleme mendore qellon Kryeministrin dhe kjo gje nuk mund se te shkoj ne favor te tij,dhe pikerisht ne momentin me te veshtire,ku pritej qe aleati Fini ti bente ndonje puç nga momenti ne moment !

Sdq xhesti eshte vertet i ulet,besoj se asnje politikan,sado i urryer, nuk duhet te dhunohet fizikisht ne nje vend ku ekziston demokracia e ku politikanet dergohen ne shtepi nga mungesa e votave (apo e gjykates nese politikani e ka mbushur kupen nga kjo pikpamje ! ) !

Gazetat e televizionet e Berluskes, per ndonje jave te mire nuk do flasin tjeter vecse per kete e per faktin sesi propaganda e majte (pershire gjykatesit e tmerrshem apo emisione televizive si Annozero) e kane cuar situaten deri ne kete pike e bla bla te tilla !!


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »
Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.