Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Dite e cuditshme, plot ndodhi
E panjohura identike
Mahnitem tek shoh te " panjohuren " brenda meje. Nje qenie brenda qenies, qe nuk me tremb por thjeshte me shton kureshtjen per " cfare ka me pas..."
Nje e panjohur identike me krahet e mi, me kembet e mia, me syte e mi madje dhe me frikerat e mia....
Marr fryme me te, ne kraherorin e saj dhe perseri nuk ka "ajo"... Por ka vetem " une dhe une", ka vetem " une dhe e panjohura identike"....
NJe fragment frymemarrjeje dhe pushimi perpara betejes se fundit.
Lexova tek nje blogu i nje shoqes sime sot qe transformimi eshte i paevitueshem. Ndryshimi eshte e vetmja gje ne jete qe e mbartim gjithnje me vete. Edhe nese njerezit fantazojne se mund ta kene nen kontroll apo mohojne ta pranojne, ndryshimi eshte e vetmja konstante e panderpere e jetes.
Kam ndryshuar shume; se sa, po arrij ta kuptoj nga ato qe shkruaj. E cuditshme se si ndryshimet ndodhin pa i kuptuar, derisa vjen nje moment qe i reflekton ne shkrim.
Ndoshta eshte momenti i pare qe ndihem qe bera mire qe emigrova ne nje vend tjeter. po mos kisha kaluar kete sfide e transformim terresor, dhe niveli im i mendimit nuk do kishte kete nivel qe ka tani.
Mezi pres fundin.
....
Papritur ndjeva nje zbrazetire e cila me gerryente perbrenda. Gerryerja behej aq e pashpjegueshme saqe me dukej si nje hon magnetik qe me perpinte shpirtin, zemren, ato caste buzeqeshje dhe qetesie qe mendoja se kisha gjetur ne ate rreth miqesor ulur kembekryq rreth nje zjarri ne breg te detit pas nje jave te lodhshme.
Cdo gje perreth mori nje tjeter kuptim vetem kur ne nje fraksion kohe me erdhen ne mendje momentet qe kemi kaluar bashke, buzeqeshja jote, e folura, e ecura, duart, buzet, syte, mbi te gjitha syte dhe e leshova veten ne flaket e nje malli te befte i cili digjte me shume se zjarri qe kisha ndezur me duart e mia vetem pak ore me pare, e leshova veten ne nje lot, ne nje hije trishtimi, por jo trishtim i shemtuar apo i mbushur me mllef, por ne nje trishtim " te bukur".
E vetmja gje qe doja ishte qe ti ta dije, kete moment trishtimi
" te bukur" qe po kaloja ku mes gjithe atyre njerezve te dashur doja te te shihja vetem ty, doja te te kisha prane vetem ty, ashtu te heshtur, pa fjale, te larget, te dikujt tjeter me mendje dhe shpirt, por mjaftonte te ishe aty, te dija se JE AKOMA...
Instiktivisht, pa e kuptuar as une veten kisha thurur 1 roman te tere ne cel. nje sms i natyrshem qe permbante shprehjet perkedhelese tonat, sikur ne te ishim akoma, sikur ndjenjat te mos ishin pllakosur ne nje mur te akullt largesie dhe ndarjeje...Nje sms qe nuk u dorgua por mbeti ne " draftin" tim, jo nga krenaria, jo sepse nuk doja, por sepse thjeshte nuk isha e sigurte per numrin tend...
Kjo nuk eshte e gjitha...Ka edhe me shume se kaq, ka edhe me shume se ai moment, ka edhe me shume se kujtimi per ty, ka edhe me shume se ajo zbrazetire, sa ai zjarr malli pervelues, se ai lot pendese, deshire, pasioni apo dashurie te mbetur.
Ka shume me shume, por nuk ka fjale, e mira apo e keqja eshte se nuk ka aq shume fjale sa ka ndjenje...
Ndoshta kjo eshte arsyeja se perse disa njerez nuk flasin edhe kur dashurojne shume, thjeshte ato nuk dinte te gjejne fjalet e duhura per te shprehur ate cfare ato ndjejne....
Po e le kete melodi te shprehe te thenat dhe te pathenat e ndjenjave..
http://www.youtube.com/watch?v=MRCFvohiwAg
Kati te kam xhan ....
Faleminderit xhan,
Ti e di qe edhe une te kam xhan. Ti , Syrius, Glak dhe Agata jeni nder miqt e mi virtuale qe ju kam vertete prane zemres, ndonese larg fizikisht...
Ah sa nostalgjike jam sonte....
Une ncuq...ndihem cik plake hahhaha
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Faleminderit xhan,
Ah sa nostalgjike jam sonte....![]()
Doni shami ju nostalgjiket ...lat nam ngelet tu u qajt
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Faleminderit xhan,
Ti e di qe edhe une te kam xhan. Ti , Syrius, Glak dhe Agata jeni nder miqt e mi virtuale qe ju kam vertete prane zemres, ndonese larg fizikisht...
Ah sa nostalgjike jam sonte....![]()
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.