| Forumi Horizont | Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
nje poezi qe me pelqen shume.....
Humbem dhe kete mbremje
E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te kapur per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen i plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
O qiell, une u riktheva serish, sepse e ndjeva ne thellesi qe ti ishe ndezur dhe kishe marre nje forme tjeter vezullimi... Dhe vendosa te te shkruaj prape, me ate forcen e nje filozofi volterian.
O qielli im, dallendyshet akoma jane vone per te dalur te shetisin mbi lekuren e asfaltit turist, duhet te durosh, kjo eshte gjeja me e bukur qe kane folur edhe poetet dhe filozofet me te medhenj te kohes, dhe mendimit boteror ..
Hyjnore filozofi ..
Fraze nga nje poezi imja e preferuar /nga filmi)UNE-TI DHE KASANDRA
Snte duhet te jesh tjeter ki kuraje e me veshtro zgjati duart e beji litar e me to me perqafo............
ndodh ndonjehere qe dal jashte vetes time dhe e veshtroj cpo bej une. e shoh nga larg, e shoh nga afer, e rishoh...por perseri me duket e shemtuar.
sot eshte nje nga ato dite...kur vetja me duket pa drite, pa aura
Nje pale ndjenja qe reflektojne imazhin e unit tim... !Nje pale ndjenja qe me bejne te ndiej zotin e vetvetes...!
Ne dashuri duhet te jesh nje shpirt i vetem nje ndjenje e vetme.......
Doja te te thoja ... asgje asgje. Tashme i thame gjithcka njeri tjetrrit duke i bere keq vetes me fjalet e pathena.
me the qeshu me shume sepse te dua te qeshur...
...por kam frike se nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera para ca kohesh
Me peshperisje me ze te ulet tek veshi ca gjysme fjalesh ..............qe as se dija kuptimin e tyre ndoshta ngaqe s'ishin te sinqerta apo..............apo.................. ndoshta ngaqe une s'doja ti kuptoja..........
| Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.