Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Ne anen tjeter....
U rropaten gjithnje duke mos u kenaqur me "anet" qe me mund i gjejme , ndertojme dhe kemi ne jete. Gjithmone nuk na kenaq ajo qe arrijme , sido qe ta kemi arritur ate dhe cilido qofte cmimi qe kemi paguar.
Jemi ne hulumtime te gjithmonshme per anen tjeter te cdo gjeje qe kemi. E kemi kapur jeten me kazem ne dore dhe germojme e germojme thelle e me thelle per te gjetur thesaret qe i fshihen syrit tone dhe qe ndodhen ne ate ane qe ne nuk e kemi ,por qe jemi aq te "zgjuar" per t'i pasur ato ,per t'i arrire edhe nqs do na duhet te germojme " shtate pash nen dhe" , edhe nqs do na duhet te kalojme nje jete ne kerkimin e asaj "ane". Mosgjetja e saj nuk na demoralizon, cuditerisht!
Edhe une disa here bie "pre" e kesaj manie "absurde" , ndonese per pak caste. Kete e vura re sot teksa po vija ne pune. Ku cuditerisht sapo dola ne rrugen kryesore , ne mendje me shkrepi ideja te ndrroja kalim dhe te merrja anen tjeter te rruges. " - U lodha duke ecur cdo dite ne te njejten ane rruge".- thashe me vete Ne fund pashe qe pika e mbrritjes ishte e njejta, kalova po te njetet lokale si cdo dite ne keto 3 vite, takova pothuajse te njetat fytyra , gjeta po te njeten asistente ne zyre, per mos'habine time edhe kafeja me erdhi ne te njeten ore. Pra ishte e njeta skene jete dhe i njejti skenar , me disa ndryshime aq te vogla , saqe nuk i shtuan ndonje vlere te madhe asaj anes tjeter qe mora sot ne mengjes.
Ah pervec faktit qe nje burre i moshuar me ndali ne rruge dhe me tha: " Qenke artiste vajze. Pac fat!" - gje qe nuk me kishte ndodhur me pare.
Upsss , thua ndoshta per "rastesi" te ngjashme njerezit gjithnje kerkojne ate qe nuk e kane? Dhe mendojne se mund te fshihet vetem ne anen tjeter!? Vetem ne ate ane qe na rri perball si nje "molle e ndaluar" dhe qe te shijon me shume se cdo "molle" qe mund te kesh ne "anen" qe po pershkon. Dileme....
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.