Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 282 283 284 285 286 287 288 289 290 [291] 292 293 294 295 296 297 298 299 300 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga IQVLORA datë 14 Tetor 2008 - 15:32:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi. Besoj se ne fytyren time mund te lexohet fare mire cfare po mendoj tani dhe ti si gjithmone kenaqesh me ate qe lexon. Ndoshta te ben te ndjehesh mire kur kupton qe nje mashkull po digjet per ty ose ndoshta kerkon dhe kerkon brenda meje dicka me shume apo me pak dhe si gjithmone mbulon gjithcka me ate nenqeshjen tende prej xhokonde moderniste qe di pushtetin e saj.
Tani je aq afer me mua sa mund te shtrij krahun te te pushtoj me nje dore dhe te te hedh ne krevat dhe te le estrogjenin qe cliron ne ajer te mpije cdo ndrojtje te karakterit tim. Jo... nuk ka mundesi. Ti je ketu dhe macja mosbesuese tani eshte shnderruar komplet duke ferkuar koken pas kembes sime. Te ndjej frymemarjen ne organin tim dhe me duket se do te pelcas nqs nuk bej dicka, por cuditerisht dicka me mban te palevizur duke pritur me padurim levizjen tende tjeter. Ngrihesh ngadale dhe fillon te zberthesh nje nga nje kopsat e kemishesh. Gjithcka qe mund te bej eshte te shoh i mahnitur fytyren tende duke perpire cdo detaj tendin. Buzet e perflakta qe jane hapur paksa, flegrat e hundes qe jane zgjeruar, nje bulze djerse qe reshket ngadale lekures se bute te qafes se drejte, mollezat e skuqura nga gjaku qe te levron ne te gjitha vendet e duhura dhe papritur temperatura eshte ngritur 20 grade me shume.
Zgjat doren te kap ate bulze djerse qe cuditershit te ben edhe me te brishte. Ti nuk leviz kete here dhe syte e tu kane ndryshuar tashme. Nuk je me ajo shtojzavalle qe te perpin me nje shikim, por tashme je nje perendeshe dashurie qe ke vendosur te me jepesh mua mbasi mendon se te meritoj dhe se ke besim qe nuk do te te lendoj. Ngadale te terheq ndaj vetes dhe me ne fund... jemi nje.




Dear Ing

Djalosh, per mua je unikali i FH.Shpirti juaj eshte nje hapesire oqeanike dashurie e miresie!Ku ka me mire se sa te falesh dashuri,gje te cilen pak nga ne dijne ta bejne kaq bukur.
Zakonisht lexoj poezit e tua, te cilat ne vetmin e mbremjeve te nje emigranti jane te vetmet qe me japin sadisfaksion.Ato jane te freskta tamam si aroma e pishave ne Llogora e te pastra si ujrat e kristalta te Valbones.Pavaresisht se ato shkruhen ne netet dhe mengjezet e nje vendi tjeter, pentagrami ku jane hedhur notat e muzikes eshte shqiptar.Duke lexuar krijimet e tua ,ne imagjinaten time vijne rilindasit tane te cilet kane qene emigrante si ne.Dashuria e pakufishme per vendlindjen i bene djemte dhe vajzat tona t'ju dale mjalt nga goja.Ndonjeri i deshperuar shprehet edhe pesimist,por ne thellesi te shpirtit ai eshte optimist per te ardhmen.Kujtoni fjalet e Samiut:''Per Shqiperine,ditet e mira pasketaj vine,lum kush te rronje ,ta shohe zonje"
Ing, me kenaqesi konstatoj se muza juaj poetike ,e bene edhe prozen te duket si poezi.Kur lexeva krijimin tend ne proze,kujtova se po lexoja nje poezi te thurur me mjeshteri te rralle e ndjenje te holle.Shperthimet e shpirtit tuaj kane nje force sugjestionuese.Ato carmatosin zemrat e dlira te bukurosheve shqiptare.Nga tere qenia juaj buron dashuri,miresi, inteligjence. Je nje djale me shpirt artisti.Plaku te uron shendet esuksese ne jeten tuaj te re e sa me shume prodhimtari artistike.
Miku juaj IQV

PS:Kur lexoj shkrimet e te gjithe juve djemve dhe vajzave tane,mendoj se jeni te mrekullueshem.
Katilesha bravo,nuk ta njihja kete lloj delli!

Fajtori ,si gjithmone i thelle ne mendime, dyshues e pesimist deri diku,por i sakte e konciz.Duhet te jesh me shume optimist,sepse jeta eshte nje lufte midis te mires dhe te keqes.
Njerzit duhen dashur ashtu sic jane,me te mirat dhe te kqiat e tyre.Thelle ne shpirtin tim ka dashuri per te gjithe ju!
Respekte


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 282 283 284 285 286 287 288 289 290 [291] 292 293 294 295 296 297 298 299 300 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.