Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Shtator 2005 - 08:00:

Post

7. Prania e homoseksualitetit është konstante pa marrë parasysh praninë e ligjeve të reja ose të qëndrimeve shoqërore.

Homoseksualiteti është gjetur në përreth 10% të popullatës, shifër kjo që befasisht është konstante nëpër mjedise të ndryshme kulturore, pa i marrë parasysh vlerat dhe standardet e ndryshme morale të një mjedisi të caktuar kulturor. Përkundër asaj që disa lënë të kuptohet, prania e homoseksualitetit në një popullatë nuk duket se mund të ndryshojë me praninë e kodeve të reja morale ose me të ardhurat shoqërore.

~ E marrë nga raporti i APA-së mbi orientimin seksual, korrik, 1994.

8. Rinia homoseksuale dhe lezbiket janë në rrezik më të madh në kryerjen e vetëvrasjes.

Rinia homoseksuale dhe lezbiket kanë prirje për të bërë vetëvrasje dy-tri herë më shumë sesa moshatarët e tyre heteroseksualë. Të rinjtë gejë dhe të rejat lezbike përbëjnë rreth 30% të rasteve nga numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve të të rinjëve.

~Departamenti i SHBA-ve për Shëndetësi dhe për Shërbime Njerëzore. "Raporti i forcës së detyrës së sekretarit mbi vetëvrasjen te të rinjtë", Washington D.C., 1989.

9. Gejët dhe lezbiket janë po aq të aftë për të qenë prindër të mirë sa edhe prindërit heteroseksualë.

Fëmijët që rriten në shtëpitë e gejëve ose lezbikeve nuk dallojnë në asnjë aspekt psikologjik, shoqëror ose në zhvillim seksual nga fëmijët që rriten në familjet heteroseksuale.

~C.J. Patterson, "Fëmijët e baballarëve gejë dhe nënave lezbike ", Zhvillimi i fëmiut, 63, 1025-1042.

35 studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e prindërve gejë dhe të lezbikeve nuk kanë gjasa më të mëdha të bëhen homoseksualë krahasuar me fëmijët e heteroseksualëve dhe janë të adaptueshëm në po të njëjtën masë se edhe këta të dytët.

~Jane Gross, "Sfida e re e rinisë: Rritja në shtëpitë e gejëve ", New York Times, shkurt 11, 1991.


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.