Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 285 286 287 288 289 290 291 292 293 [294] 295 296 297 298 299 300 301 302 303 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2010 - 14:02:

Përse më shkrove sërish letër - Iliaz Bombaj



Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre ? Më ke ndezur,për më të shuar përgjithnji.

E mbaj në duar, më djeg dorën,e hedh matanë, shpirtin më djeg,në zjarrin që më ke dërguar,më thuaj ku ta gjej një shteg?


Përse s'më le në punën time,të flija lirshëm në harresë?Ç't'u desh t'i dilje kohës kundër,të fshije pluhur në kujtesë?


Nëse tek ti lashë disa borxhe,mos mi përmend, të lutem, kot,më thuaj, pra, kush dashurisë,iu dha dhe nuk i mbeti borxh?


Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre? Më ke ndezur,

për të më shuar përgjithnji.


ps: Nuk kisha mundur ta shpreh me mire.. Nje histori e tere ne kete leter....


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 285 286 287 288 289 290 291 292 293 [294] 295 296 297 298 299 300 301 302 303 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.