Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 288 289 290 291 292 293 294 295 296 [297] 298 299 300 301 302 303 304 305 306 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Katilesha datë 18 Gusht 2007 - 23:35:

Arrow

 

Ne dashuri pyetjet jane te shumta.....dhe kur njeriu kerkon te gjeje pergjigjet....atehere ajo ka marre fund....!!


Postuar nga volter datë 19 Gusht 2007 - 19:09:

Dikush e ha perhere nje pjese misterioze te shpirtit te tij, por brenda atij nje i ditur e njeh mire, por hesht! Nen fundbark pompojne shume lukuni frymoresh, keta jane te tmerrshem vetem ne gjenialitetin e poezise.. E ai, njeriu qe po pershkruaj eshte i ndertuar prej shiut tetor, dhe brenda rruzave te kuqe te gjakut kane modelin e disa gjetheve te vjeshtes. Ne syrin e tij shoh lapsin e Bajronit qe dikujt i vizatohet me ate ngjyren bojehyri...


Postuar nga Katilesha datë 19 Gusht 2007 - 23:12:

Arrow

Nata po turret drejt meje....megjithe misteriozitetin  e saj ,ndonese ndricohet hijshem nga yjet dhe nje Hene e Re.....Cdo mendim ben ecjaket e tij....shkapetet mureve te kujteses duke e trazuar reren e holle me te cilin perkohesisht duket se jane mbuluar......Kjo nate me shpie ne mendime qe mbajen vulen e emit tend.....


Postuar nga tresh datë 20 Gusht 2007 - 02:16:

hom suit hom


Postuar nga ksenia datë 20 Gusht 2007 - 13:35:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Dikush e ha perhere nje pjese misterioze te shpirtit te tij, por brenda atij nje i ditur e njeh mire, por hesht! Nen fundbark pompojne shume lukuni frymoresh, keta jane te tmerrshem vetem ne gjenialitetin e poezise.. E ai, njeriu qe po pershkruaj eshte i ndertuar prej shiut tetor, dhe brenda rruzave te kuqe te gjakut kane modelin e disa gjetheve te vjeshtes. Ne syrin e tij shoh lapsin e Bajronit qe dikujt i vizatohet me ate ngjyren bojehyri...


me beri pershtypje vendbanimi yt....I vertet? Apo thjesht nje mendim i castit...


Postuar nga Piktor datë 20 Gusht 2007 - 23:44:

Truri eshte laboratori i perpunimit te te dhenave qe marrim duke lexuar aktualisht psh perpara monitorit nga interneti i perzien me bagazhin qe egziston brenda saj dhe njehkohesisht ven ne veprim duart qe te levizin gishtat per te gjetur germen e duhur duke i dhene shtypjen e duhur ne kohen e duhur duke i leshuar rradhen njera tjetres. Ne sfond nje muzike diku me larg dialogje televizive dhe syte e ngulur ne monitor qe pergjojne gishtat dhe xhamin per gabimet e mundeshme. Mrekullia e quajtur tru ben qe germat qe formojne fjalet per te krijuar fjalite per ti dhen kuptim asaj qe ke shkruar dhe pastaj nje klik dhe ajo materializohet ne mendjet e atyre qe e lexojne.


Postuar nga Katilesha datë 21 Gusht 2007 - 00:29:

Arrow

Perrallat ndodhin vetem ne perralla.......


Postuar nga Piktor datë 21 Gusht 2007 - 00:57:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Perrallat ndodhin vetem ne perralla.......
me nji fjal çudirat ndodhin ne boten e çudirave. pse njerzit jan te çuditshem atehere?


Postuar nga hebeja datë 22 Gusht 2007 - 01:33:

Kufoma eshte nje lloj xhepi, qe vdekja e kthen se prapthi dhe e zbraz krejt.


Postuar nga Katilesha datë 23 Gusht 2007 - 16:31:

Post

Doja qe parajsen qe kam brenda meje ...,ta dhuroja ty....doja qe te kisha nje mije goje qe te te mund te te thoja gjithcka....te kisha nje mije duar qe te te mund te te jepja  perkedhelje qe trishimin te mund ta lehtesoja......por.......por......


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 288 289 290 291 292 293 294 295 296 [297] 298 299 300 301 302 303 304 305 306 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.