Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Ti nuk ke faj.As deshira jote qe vrapon si e cmendur per te kerkuar dhe per te gjetur nje cast qetesi ne buzeqeshje te cilterta dhe ne sy qe shohin thelle brenda shpirtit tend. Ti nuk ke faj. As deshira jote per te t'u kthyer gjithe ajo dashuri qe dhe ne cdo hap dhe fjale tenden. Kerkon te kesh ate qe ne nje fare menyre e ke gdhendur me duart e tua. Kerkon te kesh nje yll tendin ne qiellin e pafund. Kerkon te kesh diellin dhe henen tende. Kerkon ,kerkon ne shtegetime rrugesh te mbytura nga pislleku i se zakonshmes dhe pastaj frikesohesh, trembesh , strukesh dhe dobesohesh para nje pengese , para nje muri , para nje heshtje qe eshte me e ftohte se vete acari dhe qe vret me shume se miliona fjale ofenduese. Mbyllesh ne guasken tende, sfilitesh, ngrihesh ne kembe per t'u gjunjezuar perseri para deshirave dhe mallit tend, ngrihesh ne kembe dhe ecen per te kerkuar midis morise se perditshme te fytyrave nje fytyre te ngjashme, sy te ngjashem , buzeqeshje te ngjashme, shpirt te ngjashem, gjrume qe lene te njetat ndjenja dhe zgjojne te njejtat deshira tek ty. Nuk eshte hidherim dhe lendim "mosgjetja" e dite pas ditshme, eshte thjeshte frike. Frike dhe vetem frike.
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.