Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 28 Qershor 2007 - 00:30:

Kam aq muaj qe kam punuar vertete shume per rezultatet qe mora sot dhe tani qe i kam mbi tavoline,konfirmim i shpresave dhe punes time,s’arrij te besoj qe jane reale.Jam aq e lumtur per veten por njekohesisht dhe e trishtuar per te njohurit qe po humbas gjate trajektit.S’eshte perhere e lehte te besh paqe me ligjet e “seleksionimit natyral” te Darwin.Dhe nje hap me prane endrres time,tashme arrij te shoh driten ne fundin e tunelit…E poashtu nje hap me prane Teje. Prania ime ne krahun tend,publikisht,diçka qe dikur do ishte konsideruar si e papershtateshme nga instancat e Fakultetit ku studioj,me sjell nje gezim te papershkrueshem.E duruara,e fituara-ndoshta.

Ne nje bote ku eshte veshtire te gjesh madje veteveten,jo me gjysmen tende me te mire,ndihem e bekuar nga rrjedhuria e gjerave.
Me ne fund pak kohe te lire per te shijuar ato gjerat e vogla qe me kane mbushur shpirtin,qofte dhe:
-ato syte e enjtur qe te depertojne me shikime te gjata.
-ate buzeqeshjen tere sharm,perzier me arrogance.
-formen ne te cilen perkulesh ne drejtimin tim,me duar nen floket e mi ndersa me puth.
-formen ne te cilen pa e kuptuar prek unazen,xhest qe ben dikush qe s’eshte mesuar te kete nje ” objekt” te tille ne gisht.
(…)

-------------------------------------------------------------------
Muajt e fundit mungesa e kohes me ka detyruar te ngushtoj shume rrethin e kontakteve,e kjo me ben te kuptoj me teper sesa egoiste mund te jete qenia njerezore.Shpesh,gjerat e medha arrihen vetem me nje doze egoizmi,venie ne vend te pare te vetes dhe prioriteteve.Mgjth,dhe dicka tjeter qe kam kuptuar eshte qe njerezit qe vertete ia vlen t'i kesh te pranishem ne jete kuptojne,te presin me krahe hapur,ndajne gezimet me ty...


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.