| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sonata 14
Shtrij doren te kap dorezen e deres dhe me pak veshtiresi arrij ta hap aq sa per te reshkitur trupin brenda. Askush nuk e kthen koken. Re tymi duhani vertiten te verbera nga nje tavoline ne tjetren si emigrante pa atdhe. Era e duhanit dhe ajo e alkoolit te lire sjellin padashur kujtime te vjetra duke me lene si guak perpara deres. Muzika me sjell ne vete. Eshte vertet e cuditshme se si ne vende te tilla te harruara nga koha degjon tinguj qe te bejne te mbyllesh syte dhe ... “te enderrosh” eshte ndoshta fjala e duhur? Tingujt e nje pjanoje te vjeter dhe gishtat e afte te pjanistit qe duket qe po luan pjesen e tij te preferuar flasin me shume se cdo pikture bardh e zi qe eshte varur ne mur. Vend interesant.
Me hapa te ngadalte i drejtohem banakut dhe ulem ne nje nga stolat.
"Rum te lutem! Mbush dhe nje per veten"
"Pije e denje per dite me shi" me pergjigjet banakieri dhe me vendos goten perpara.
"Ke te drejte. Pse mos e bejme dopio atehere."
"Rruget jane bosh dhe taksite gjenden kollaj." Gotat mbushen deri ne maje.
Te dy trokasim gotat dhe i ngreme me fund. E pi dhe skuqem nga alkooli qe me djeg gurmazin, por rumi shkon poshte. Banakieri babaxhan qesh me te madhe dhe me rreh shpatullat.
"Te paska lagur shiu deri ne palce djalosh." dhe mbush gotat perseri.
"Jo dhe aq keq sa c’dukem, por do ta kisha pesuar keq nqs nuk do te gjeja kete lokal." them une dhe I bej shenje te mbushe gotat.
Gotat ngrihen lart dhe zbresin bosh ne banak.
“Kjo kohe nuk favorizon te arsyeshmit prej te marreve.Te dy lagen njesoj”
“Bile as ata te marrosur perkohesisht”
Ngre syte dhe te shoh kete banakier filozof qe fati paska vendosur qe te takohem.
"Ta them une pse." me thote dhe syte i ndizen zjarr cuditerisht.
"Jane kohe pashprese keto. Pasioni eshte bere ves i dale mode dhe vetem mendimi i romanticizmit i ben keta njerez te rrudhin buzet dhe te te largohen sikur ke koleren. Modernizimi i botes po i luan keta njerez nga mendja dhe persa i perket dashurise i kane hypur kalit se prapthi duke na shpene perseri ne lopcarizem..."
Une vetem e shoh ne sy dhe e le te flase. Si gjithmone fati im i leshit me solli ne lokali i fundit i romantikeve qe degjojne Sonaten e 14 te Bethovenit ne nje dite qaramane si kjo e sotmja. Te them te drejten faj kam vete qe flas brockulla me nje te panjohur dhe harroj qe egzistojne dhe njerez te arsyeshem ne kete bote. Por keto biseda vertet qe me kane ardhur deri ne maje te hundes. Dy anet e medalies jane aq te ndryshme ne kete bisede sa arsyetimet e seciles pale nuk mund te konceptohen nga tjetra. Si gjithmone une e gjej veten te ndare ne mes duke kundershtuar here njeren pale, here tjetren, duke vecuar veten padashur nga te dy palet.
“… vetem mos harro qe ne zemren e nje femre ndodh me shume se ne meshkujt shpesh mendojme. “
Fjalet e tij te fundit me bene te rikthehen ne stolin dhe goten time te rumit.
“Valle ka mundesi qe mos mendojme fare?” them duke vertitur ne tavoline goten bosh.
“Eh sikur te ishte e mundur.” disa nota ironie ne zerin e tij gati me bene ta qep gojen, por kete radhe vendosa te vazhdoj.
“Nuk egziston mundesia qe mos kesh asnje mendim per dicka te tille? Nuk eshte e mundur valle qe truri yne te refuzoje te krijoje nje mendim apo thjesht nje ide? Nuk eshte e mundur valle qe ne nje moment te shkeputet filli I shkak-pasojes dhe orteku thjesht … te ndalet?
“Nje lloj zero absolute?!”
“Zero absolute!”
“Edhe nqs dicka e tille egziston, duket si dicka e perkohshme, nje lloj butoni universal pauze. Por nje gjendje e tille vec pret per butonin te shtypet serisht dhe te lere historine te vazhdoje. “
Qesh me veten. Kishte te drejte. Banakieri I fundit romantic kishte te drejte.
“Epo gezuar atehere. Per aktin e dyte.”
“Per aktin perfundimtar.”
Shishja shkeputet nga dora dhe behet cope e therrime ne dysheme. Zgjohem I trembur dhe shikoj rreth e rrotull. Dhoma ime gjysem ne erresire duket edhe me e rendomte se sot ne mengjes. Nga kompiuteri vijne tingujt e Sonates se 14. Gjithcka ishte enderr valle?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 289 290 291 292 293 294 295 296 297 [298] 299 300 301 302 303 304 305 306 307 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.