Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10715)


Postuar nga Zhylien Sorel datë 08 Shkurt 2006 - 23:22:

Re: Kledi Kadiu, “kumbar” i Tirana Film Festival

Citim:
Po citoj ato që tha isra
( Autori i Lajmit: Petrika GROSI)


Ditën e djeshme është shpallur në një konferencë për shtyp çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës, (TIFF), i cili tashmë ka arritur në edicionin e tij të tretë, duke fituar një reputacion të kënaqshëm për një festival që është ende “fëmijë” 3-vjeçar. Mes të tjerash, surpriza ka qenë prania e balerinit të njohur shqiptar që jeton në Itali, idhullit të qindra-mijëra adoleshentëve italiane, por edhe shqiptare e më gjerë, siç është Kledi Kadiu. Kledi ka përshëndetur këtë festival duke theksuar edhe njëherë faktin se gjithmonë e më tepër ndihet krenar për përkatësinë e tij kombëtare dhe Atdheun e tij, Shqipërinë. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme në kinemanë e vetme “Millenium” të mbetur në kryeqytet është shfaqur mes të tjerash edhe filmi më i fundit i Kledit, “Passo a due”, për të cilin është folur gjërë në mediat shqiptare, italiane e ndërkombëtare, pasi ka korrur rekorde të papritura duke u renditur për javë të tëra në “Top-10” e produksioneve më të kërkuara nga publiku italian. Kështu pra, sot nis edicioni i tretë i Tirana Film Festival me mbi 126 filmat që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve në kinema “Millenium 2”, Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë dhe në Shkollën e Filmit dhe Multimedias, “Marubi”. Në këtë edicion kanë aplikuar për të marrë pjesë plot 700 filma të ndryshme nga të katër kontinentet, nga të cilët 370 autorë garuan në kategorinë e filmit “fiction”, 185 në kategorinë “animacion”, 85 autorë në kategorinë “dokumentar” dhe 60 autorë të tjerë në kategorinë “eksperimental”. TIFF si mbështetës kryesor këtë vit do të ketë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Organizatori Ilir Butka shprehet në lidhje me këtë eveniment se “Ka shumë arsye për t’i dhënë jetë një festivali por do të mjaftohesha me disa prej tyre; Mbajtja e gjallë e një trashëgimie 50-vjeçare. Historia e kinematografisë shqiptare është relativisht e re, por ka njohur kulme të cilat meritojnë respektin e brezave që do të vijnë. Për vetë natyrën që ka, kinematografia integroi në veten e saj arritjet më të mira në letërsi, muzikë, artet pamore e të tjera forma të krijimtarisë shpirtërore duke sugjeruar dhe ofruar formën më të plotë të vetnjohjes historike, politike, artistike dhe kulturore kombëtare. Ky festival veç të tjerash ka për qëllim të stimulojë dëshirën për të afruar sa më shumë të rinj me botën e kinemasë”.



Ju isra e ndoqet personalisht festivalin???
apo nuk e keni shkruar ju pjesen me lart?


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.