| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)
Pik-pik-pik...
Dhembja e te gjitheve shoqerohet me pik pikun e jetes...Syte mberthehen ne rrjedhjen e ketij tingulli si per te kerkuar meshire...Te lutem piko sa me gjate, me jep jete, te lutem funskiono pozitivisht, fundi eshte i varur ne pik-pikun tend...
Kthej koken me mundim majtas, pastaj djathtas...Humanet ndajne te njejten dhimbje, te njejtat ofshama trishtimi, shkembejne te njejtin ajer tashme te ndotur nga prania e vdekjes...
--------------------------
Me sollen nje pjese te trupit tim. E kerkova vete dhe ata (doktoret) ma sollen te futur ne nje kavanoz me leng te kuq...Per nje kohe e mbajta siper komodines duke e veshtruar gjithe trishtim dhe mllef bashke. Trishtim sepse s'e kisha me pjese timen, mllef sepse ishte vete ajo fajtorja e trishtimit gjitheperfshires...
--------------------------
Fundin do te doja ta krahasoja me para-parajsen. Si asnjehere realizoj komunikim perfekt me cdo gje te gjalle ose jo qe kam perreth. Ndjej keqardhje edhe per pakujdesine apo paperfilshmerine qe kam patur per gjerat dikur te konsideruara mikroskopike. Ndjej keqardhje per dhimbjen qe i shkaktoj te shtrenjteve te mi. Ti me je prezent e une nuk dua te te them qe i kam kuptuar te gjitha. Kjo do te ta shtonte dhimbjen.
----------------------------
pik-pik-pik...
Ndihem me fat per faktin qe arrita te perjetoj fundin. Mjere ai qe e ka takuar ate pa patur mundesi te jete pjese procesit te para-parajses.
| Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.