Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- At Nikolla Marku: Greqia te terheqe eshtrat e ushtareve pushtues. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12147)
Koment i letres se At Nikolla markut.
At Marku: Greqia të tërheqë eshtrat e ushtarëve pushtues.
Me se e sakte kerkesa patriotike e At Nikolla Markut. Juridikisht, e pranuar ne cdo shekull e ne cdo mijevjecar. Llogjika e thjeshte qofte dhe e shekujve te kaluar, gjithmone ka cuar ne marrjen e eshtrave apo kufomave te ushtareve te vrare nga palet nderluftuese.
Mbreti Priam, luti Akilin per trupin e te birit Hektorit, qe ai t'ia kthente kufomen, qe nena qe e lindi te kishte se si ta qante.
Lutja iu pranua.
Napolon Bonaparti, vdiq ne ishullin e Shen Elenes, qe ishte toke angleze, pra ai vdiq ne rolin e armikut. Sot trupi i tij pushon ne France dhe jo ne Angli.
Ardhja e gjeneraleve italiane dhe gjermane ne Shqiperi per te mbledhur eshtrat e ushtareve te vrare gjate luftes, nuk mund te refuzohej as nga qeveria komuniste qe ishte nje diktature shume e madhe.
Diktatori serb Slobodan Milloshevic, vdiq ne Hage, ne qeli si i denuar per krime te renda. Shume shpejt, kufoma e tij iu dorezua familjes dhe e varrosen atje ku deshen ata.
Perse kjo cudi e madhe me greket?
Apo me qe kemi varret e njerzve tane ne Shqiperi, do te thote se jugu i Shqiperise eshte toke greke. Ja...ne kemi faktin ne dore sepse kemi varret e njerzve tane atje.
I ka ikur koha shprehjes qe njerzit perdorin per te treguar mos besmin e tyre kur thone: ''perralle me mbret''.
Sot ka ardhur koha te themi: ''perralle me greke''
Vijon...
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.