Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ATP (Adenozine Trifosfat) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12662)


Postuar nga NS-6 datë 05 Mars 2007 - 05:19:

struktura e ATP (1)

Cod. A05032007

Ok,kete teme sikur e kam lene ca pas dore por nuk e kam harruar...
Si fillim mund ti hedhim nje sy struktures se ATP.
ATP-ja vete eshte nukleotid,dmth qe mund te perdoret ne formimin e zinxhireve te ADN-s.nga fjala vete mund te kuptoni qe ATP eshte e formuar nga Adenina dhe 3 grupe fosfat qe jane te lidhura me te si dhe nga nje sheqer qe sic e kam permend tek struktura e nukleotideve eshte riboza. Adenina ben pjese ne bazat qe kane 2 unaza,qe marrin emrin purina (ndryshe nga ato me 1 unaze qe marrin emrin piramidina).
3 grupet fosfat jane te lidhura me lidhje qe kane nje energji te madhe e cila leshohet cdo here qe lidhja thyhet. Nga kjo vjen edhe energjia qe perdoret ne reaksionet e ndryshme. Dy nga grupet mund te shkeputen me shpejt dhe kjo ben qe te formohen ADP (adenozin difosfat) dhe AMP (adenozin monofosfat) qe marrin pjese ne reaksione te ndryshme dhe qe kane funksione te ndara njeri nga tjetri.reaksioni qe con ne shkeputjen e grupeve fosfat eshte nje reaksion qe quhet hidrolize dhe ne fund formon sic permenden me siper ADP nje grup fosfat inorganik (Pi) dhe energjine qe leshohet nga thyerja e lidhjes.Thjesht sa per informacione shtese mund te permend qe ai fosfati inorganik ka shume rendesi nese shtohet si perqendrim sepse mund te shkaktoje nje semundje qe merr emrin e pseudogotes (ne disa raste e gjeni edhe me emrin KONDROKALCINOZE),si pasoje e depozitimit te nje substance qe quher pirofosfat i kalciumit. Shenjat jane ato te nje artriti nga mikrokristalet. Gjithsesi,me detajisht do ti permend me vone

Nese reaksioni i hidrolizimit vazhdon me tej nga ADP formohet AMP dhe nje tjeter grup Pi dhe energji nga thyerja e lidhjes se dyte.
AMP mund te perdoret serish per te riformuar ATP me ane te reaksioneve te ndryshme,pra eshte e riciklueshme.

Me pak fjale permbledhese reaksionet qe kemi jane:
ATP -> ADP + Pi + energji
ADP -> AMP + Pi + energji

vazhdon...


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.