Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Tirana (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=137)
Kalaja e Prezes
Kalaja e Prezës zotëronte pjesën veriore të fushës së Tiranës, kontrollonte rrugë me rëndësi ushtarake dhe ekonomike dhe përbënte pikën e komunikimit vizual midis kalave të Durrësit, Krujës dhe Petrelës. Kështjella ngrihet në një terren fushor dhe ka në qoshe katër kulla rrethore, të cilat i bashkon muri mbrojtës. Kalaja duhet të jetë rindërtuar në fillim të shekullit XV, nga Topiasit që ishin zotëruesit e kësaj fushe. Por ajo duhet të jetë braktisur shpejt nga Skënderbeu dhe të tijtë si kala që nuk mund t’i rezistonte rrethimeve të gjata. Pas rënies së Krujës osmanët bënë një farë rindërtimi, dhe ndërtuan edhe një xhami mbi portë. Kulla e Sahatit duhet të jetë ngritur gjatë viteve 1800-1850.
Në vitet 1937-8, në kala u bënë punime me qëllim që ajo të kthehej në vend turistik. U ngrit 1m muri perëndimor në gjithë gjatësinë e tij. Kulla veriore u përdor për kafe. U ndërtuan shkallët e gurta për t’u ngjitur në majë të kësaj kulle të shtruar me beton. Klubi i ndërtuar që në atë kohë funksionon edhe sot. Në vitin 1966 në kala u kryen punime restaurimi. Dëmin më të madh, kalaja e ka pasur nga vetë shteti, i cili në vitin 1996 autorizoi ngritjen e antenave të AMC brenda territorit të saj.
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.