Forumi Horizont | Gjithsej 69 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)
1. ( Cfare eshte konkretisht? ) Hipnoza eshte nje gjendje psikologjike e karakterizuar nga nje hiperfokusim ( perqendrim shume i larte ) ne nje ide apo realitet te brendshem dhe nga nje shkeputje dhe indiference ndaj ambientit te jashtem ( ketyre gjerave do t'u kthehemi vazhdimisht keshtu mos u shqeteso ne se nuk i ke shume te qarta qe tani ). Si te gjitha gjendjet psikologjike eshte dinamike ( e ndryshueshme ne kohe ) psh. nje njeri mund te hyje ne nje gjendje te thelle hipnoze dhe pak nga pak ( ne se lihet i qete, pa sugjestione ) te kaloje ne gjendje me pak te thella derisa te dale nga hipnoza ( apo ta zere gjumi ). Ketu duhet te sqarojme qe gjumi i zakonshem nuk ka te beje fare me hipnozen megjithese kur hipnotizojme ne pazientit mund t'i themi fli...fli...fli... ( e bejme kete thjesht per te arritur nje gjendje sa me te qetesuar dhe sa me te shkeputur nga ambienti i jashtem apo nga tensionet ).
Psikika jone eshte e perbere ( sic mud ta dine shume veta ) nga vetedija dhe pavetedija. Ne momentet e jetes se perditshme vetedija kontrollon pjesen e aktiviteteve tona te vullnetshme ( psh. leviz krahun e djathte ( ne se ne duam ta levizim )) dhe gjithashtu filtron shume nga impulset qe vijne nga pavetedija. Kur ky kontroll bie ( konsiderueshem ) dhe ne jemi akoma zgjuar ( dmth jo ne gjumin tradicional qe njohim ne ) fillojne te verifikohen disa dukuri karaktreristike te kontrolluara tashme ( konsiderueshem ) nga pavetedija. Kjo gjendje quhet TRANS ( apo gjendje TRANSI ). Dhe i gjithe procesi qe ka cuar ne arritjen dhe mbajtjen e kasaj gjendje quhet hipnoze, e cila mund te ndahet ne auto-hipnoze ne se e ka bere vete individi i hipnotizuar dhe ne hetero-hipnoze ne se e ka bere nje individ i ndryshem nga ai i hipnotizuar.
Gjithsej 69 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.