Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Të dashuruar brenda zyrës! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15402)
Kërkimi i "Gallup"
Marrëdhëniet me shefin apo me kolegët, janë zakonisht problemet kryesore që hasen në ambientin e punës. Këtë e thotë një kërkim i "Gallup".
Doktor John Gottman, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Njerëzore, studiues dhe terapist i çiftit në më shumë se 30 vjet, pohon se mund të thotë, duke qenë 90% i sigurt, se nëse një lidhje do të zgjasë, zgjat pasi çifti ka parë njëri-tjetrin për një periudhë të konsiderueshme kohe. Në një artikull të dhjetorit 2007, në një revistë biznesi, profesori mbështet idenë se marrëdhëniet në punë janë shumë të ngjashme me ato të jetës private. Për shembull, nëse përfitojmë nga të tjerët, nëse jemi agresivë në punë, ka shumë mundësi që të jemi të tillë edhe në shtëpi. Dhe natyrisht edhe e kundërta.
Gottman thotë që për të shkuar mirë me kolegët, duhet të shohim anën pozitive dhe të sillemi sa më mirë, duke thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur. Për t'u ndier mirë me të tjerët në punë nuk mjafton vetëm të kemi një komunikim të mirë, por edhe të kemi dashuri, bashkëpunim, gjëra që kërkojnë një sforco të vogël nga të gjithë. Kur jemi në punë, mos harrojmë që kolegët para së gjithash janë qenie njerëzore. Dhe të vendosësh një marrëdhënie të mirë mes kolegëve, të ndihmon të punosh më mirë.
Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.