Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16575)


Postuar nga kotka datë 13 Nëntor 2008 - 00:24:

Kujtimi im me i kendshem i femijerise ishte kur festonim Vitin e Ri ne shtepine e gjyshit dhe te gjyshes, te gjithe bashke dhe ne oren dymbedhjete te mesnates babai im shkonte fshehurazi tek sahati electric dhe fikte dritat e gjithe shtepise. Mbas pese minutash i hapte prape dhe mua me dukej nje dite e re, nje shekull i ri, mbas atyre pese minutave ne erresire.

Po ashtu nje nga kujtimet e mija te bukura te femijerise eshte qe ne behar, mbas vaditjes se baces tek shtepia e gjyshit, cdo mbasdite uleshim te gjithe tek shkallet e pragut te shtepise. Kerciste muhabeti, shakate dhe kunjat dhe ne nje cep te baces piqeshin misrat, nen driten e zbehte te verandes te mbushur plot me miskonja dhe miza te vogla, nen aromen e trendafilave, qe mbeshtillnin kollonat e verandes.

Ne dimer me kujtohet trahanaja e gjyshes plot me vaj ulliri e djath te bardhe ne nje tepsi te madhe ne mengjes te djelave dhe pjekja e geshtenjave ne darke.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.