| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17366)
Re: Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ekonomia botërore u gjet para pragut të hiperinflacionit, pasi qeveritë e ekonomive udhëheqëse perëndimore janë detyruar të kërkojnë mënyra për zvogëlimin e borxheve kolosale shtetërore, theksohet në analizën e bankës amerikane "Morgan Stenli".
Analistët e bankave tregojnë se nën barën e huazimit të madh, autoritetet e vendeve udhëheqëse industriale ndodhen para dilemës - të shpalin bankrot apo të lejojnë inflacion.
"Është e natyrshme të pritet se do të përcaktohen për mundësinë e dytë", thuhet në analizën, e cila është publikuar sot në Londër.
Ekspertët e "Morgan Stenlit", duke e krahasuar situatën momentale të borxheve shtetërore me gjendjen e financave globale në kushte të luftës afatgjate, tregojnë se sot gjendja ndoshta është edhe më e keqe, pasi problemet e borxheve të mëdha lidhen edhe me vështirësitë lidhur me mplakjen e popullsisë në vendet perëndimore dhe numrin e madh të të papunësuarve në kapacitetet prodhuese.
Banka amerikane paralajmëron se kjo situatë u pamundëson atyre vendeve në perspektivë të mesme të realizojnë tempo të shpejtë të rritjes.
Telegrafi
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.