Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)


Postuar nga Keni datë 18 Gusht 2003 - 04:40:

Nenrajoni Verilindor



Vecori te pergjithshme

Ky nenrajon ka shtrirje shume te medha veri-jug, nga rrjedha e poshteme e lumit Valbone deri te lugina e lumit te Shkumbinit te Mesem. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtatshme, sepse, nepermjet rrugeve teshumta lidhet me rajonet e tjera te vendit dhe me vendet fqinje. Dallohet per larmine e theksuar te natyres.

Kushtet natyrore

Nenrajoni verior dallohet per ndertimin e larmishem gjeologjik, me te cilen lidhen pasurite e shumta minerale si: minerali i kromit, i bakrit, kaolina, qe perdoret ne industrin e porcelanit etj. Ne kete rajon gjenden lende ndertimi dhe dekorative te shumta e te larmishme, si: mermeret, gjipset, guret gerqerore, serpetinitet etj.
Relievi eshte teper i nderlikuar. Ai ka shtrirje te konsiderueshme ne drejtim vertikal (nga rreth 200m deri ne 2751m ne Korab) dhe perbehet nga malesi, vargje malore, gropa dhe lugina, qe lidhen nepermjet qafave dhe grykave, ku kalojne rruget automobilistike.
Klima ndryshon mjaft nga perendimi ne lindje dhe sidomos ne drejtim te lartesive te maleve. Ne zonat e ulta perendimore dimri eshte i bute dhe me reshje, kryesisht ne formen e shiut, kurse nelindje dhe ne lartesine e maleve dimri eshte i ashper dhe me ngrica e reshje debore te shumta.
Hidrografia eshte e pasur me lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme dhe te mesme te lumit Drini e Mat dhe rrjedhjet e siperme te Erzenit e Ishmit, si dhe me liqene akullnajore (Lure, Balgjaj, Korab, Martanesh etj.).
Tokat jane pjellore ne gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e zhveshura te maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, nga pyet e shumta te ahut e te haloreve (me shtrirje dhe rezerva drunore me te medha se kudo ne Shqiperi) dhe nga kullotat alpine ne lartesine e maleve.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.