Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Soneti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17703)


Postuar nga shelgu datë 11 Mars 2010 - 06:29:

Lexuesi

Qe te kete sukses nje veper letrare, sigurisht qe ajo kerkon nje auditor te zgjedhur. Shkrimi dhe lexuesi jane dy ane qe kane lidhje organike.
Shkrimtari krijon art dhe e percjell ate dek te tjere njerez. Keshtu ndodh ne pergjithesi. Krijohet nje veper arti, me qellimin e vetem qe te percillet tek njerzit. Ideja qe krijuesit i lind ne koke, nuk mund te mbijetoje nese nuk do te kete admirues. Shqyrtimi i nje vepre, analiza qe i behet, kritika, madje edhe forma me e lehte e reagimit ndaj saj, kapen me uri nga sensoret e krijuesit dhe analizohen thellesish e imtesisht prej tij. Krijuesi nuk mund te mbijetoje i vetem, ose edhe sikur kushtet ta kene izoluar nga publiku, ai do krijoje art te devijuar.

Por, publiku jo perhere eshte i afte qe te ndjeje ate qe artisti ka dashur te emetoje. Qe te arrihet kjo, duhet nje afrim dashamires dhe i vetedijshem drejt vepres artistike. Eshte e vertete qe zhanre te ndryshme artistike kane edhe admiruesit e tyre. Poezia ne llojin e saj e ka shume veshtire qe te bjere ne vesh te zgjedhur. Zakonisht ajo fillimisht studiohet ne shkolle dhe pergjithesisht le shije jo edhe aq te mire pas. Pozita e nxenesit e ben publikun qe te kete mbyllje dhe shpesh ngarkese emocionale nihiliste. Poezia kerkon jo vetem admirues qe te jene te paisur me sensorin adekuat te artdashesit, por ajo kerkon edhe nje sensor te stervitur. Kur arrihet kjo, ndodh pikerisht ajo qe quhet dashuri e perjetshme. Nje here i dashuruar pas poezise-perhere i dashuruar pas saj.

Megjithate duhet thene se askush nuk zgjedh profesionin e artistit per te bere nje kariere varfanjaku. Arti shitet dhe merr vlere monetare ne treg sic do lloj tjeter malli. Ne rastin e poezise perseri duhet nenvizuar qe. Poetet vdesin jot e pasur. Poezia nuk te pasuron materialisht. Megjithate, ka kaq shume poete te mrekullueshem dhe serisht do te kete, edhe pse bota po behet perhere e me teper materiale.

Kjo ndosh sepse arti ka lidhje te tilla me emocionet e qenjes humane qe zoterojne hapesira te medha endorfinike. Kenaqesia e artkrijuesit eshte e lindur nga nevoja te pamposhtura te brendeshme shpesh te pashpjegueshme lehte. Kjo kenaqesi reflektohet tek admiruesit e artit ne forma nga me te cuditshmet, pr ajo eshte perhere atje.

Per fat te keq jot e gjithe njerzit kane sensore te ndjeshem ndaj artit. Shpesh ne nje grup te gjere ku diskutohet per nje film qe ka bere buje kohet e fundit dhe ku artistja kryesore ka bere kete apo ate heroizem, dikush hidhet ne pjesen me eksituese te diskutimit artistik dhe me pathos thote se, aktorja paska qene e martuar dhe zihej me vjehrren…

No coment.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.