Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Gezuar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18204)


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 08:38:

---------Gezuar vitin e Ri 2011 ___Nene Shqiperi !!__...........Strehes moj Strehes......--Agolli

---------- Poezia :__Atdheu__ ----------------nga :___ Fatos Arapi

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e urritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.


Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
__________________


  Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.